LIVE UPDATES
Aktualitet

Kina merr timonin në tregun e veturave elektrike në Kosovë

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, nga janari deri në gusht të vitit 2026 janë importuar 780 vetura elektrike 615 më shumë sesa gjatë gjithë vitit 2022.

27 Shtator 2026, 14:56 Nga G.M
Kina merr timonin në tregun e veturave elektrike në Kosovë
Shumica e veturave elektrike të importuara në Kosovë vijnë nga Kina.


Nga 780 vetura elektrike të importuara në Kosovë gjatë tetë muajve të parë të këtij viti, 665 erdhën nga një shtet i vetëm: Kina. Katër vjet më parë, nga Kina ishin importuar vetëm 13 vetura elektrike.

Brenda kësaj periudhe, jo vetëm që është shumëfishuar numri i veturave elektrike që hyjnë në Kosovë, por ka ndryshuar edhe prejardhja e tyre: Gjermania ka humbur primatin, ndërsa Kina është bërë burimi kryesor. Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, nga janari deri në gusht të vitit 2026 janë importuar 780 vetura elektrike 615 më shumë sesa gjatë gjithë vitit 2022.

Nga Gjermania drejt Kinës

Ndryshimi është edhe më i dukshëm kur shihet prejardhja e veturave. Në vitin 2022, Gjermania ishte burimi kryesor i veturave elektrike që importoheshin në Kosovë. Atë vit, prej saj erdhën 49 të tilla, ndërsa nga Kina vetëm 13.

Katër vjet më vonë, raporti ka ndryshuar rrënjësisht. Në sasi më të vogla, vetura elektrike importohen edhe nga vende të tjera. Rritja e numrit të veturave elektrike reflektohet edhe në shumën e parave që shpenzohen për to.

Vetëm gjatë tetë muajve të parë të këtij viti, vlera e veturave elektrike të importuara arriti në mbi 11.5 milionë euro - rreth gjysmë milioni euro më shumë sesa gjatë gjithë vitit 2025. Krahasuar me vitin 2022, vlera e importeve është më shumë se dyfishuar.

Të përdorurat tejkalojnë të rejat

Një tjetër ndryshim po ndodh edhe brenda vetë tregut të veturave elektrike. Në vitin 2022, pothuajse nëntë në dhjetë vetura elektrike të importuara ishin të reja: 145 të reja kundrejt vetëm 20 të përdorurave. Katër vjet më vonë, trendi është përmbysur.

Pse po rritet interesimi?

Onufër Berisha, shitës i veturave elektrike në kompaninë EVM në Kosovë, thotë se interesimi i qytetarëve është rritur veçanërisht për modelet e prodhuesit kinez BYD. Sipas tij, një nga arsyet kryesore është kostoja e përdorimit.

“Qytetarët janë shumë të interesuar, sidomos kur merret parasysh kostoja e mirëmbajtjes dhe operimit. Janë shumë më të lira sesa ato me motor me djegie të brendshme. Është një model i BYD-it që kërkohet shumë. Gjatë natës, me tarifën e lirë, mbushet me energji për rreth tri euro, ndërsa gjatë ditës për rreth gjashtë euro, dhe me një mbushje mund të kalojë më shumë se 400 kilometra”, thotë Berisha për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, edhe shpenzimet e mirëmbajtjes dhe servisimit janë më të ulëta. Të dhënat e Kosovës nuk tregojnë se pse importuesit po orientohen gjithnjë e më shumë drejt Kinës. Por, rritja po ndodh në kohën kur prodhuesit kinezë kanë fituar avantazh në koston e prodhimit të veturave elektrike. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) thotë se çmimet e baterive ranë më shpejt në Kinë sesa në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2024.

Sipas saj, konkurrenca e fortë, rritja e efikasitetit të prodhimit dhe integrimi i zinxhirit të furnizimit kanë ndihmuar në uljen më të shpejtë të kostove në Kinë dhe në rritjen e avantazhit konkurrues të prodhuesve kinezë të veturave elektrike dhe baterive. IEA vlerëson se, në vitin 2024, afër dy të tretat e veturave elektrike me bateri të shitura në Kinë kushtonin më pak se modelet ekuivalente me motorë me djegie të brendshme.

E, prania në rritje e prodhuesve kinezë nuk është karakteristikë vetëm e tregut të Kosovës. Në vitin 2025, veturat e prodhuara në Kinë përbënin 20 për qind të shitjeve të veturave plotësisht elektrike në Bashkimin Evropian, sipas të dhënave të Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automjeteve (ACEA).

Rritja vazhdoi pavarësisht se BE-ja, në fund të vitit 2024, vendosi tarifa shtesë prej 7.8 deri në 35.3 për qind për veturat elektrike të prodhuara në Kinë. Për prodhuesin kinez BYD, tarifa u caktua në 17 për qind. Bizneset në Kosovë që i përdorin veturat elektrike çdo ditë, thonë se llogaria është kryesisht ekonomike.

Halil Elshani, pronar i kompanisë El-Taxi, thotë se kompania e tij ka 40 vetura elektrike prodhim francez në operim. Ai përmend si arsye koston më të ulët të përdorimit, por edhe ndikimin më të vogël në mjedis.

“Janë më të favorshme për shkak të çmimit të energjisë elektrike. Edhe pse ka pasur ngritje të tarifave të energjisë, krahasuar me çmimin e karburanteve, janë më të leverdishme. E sidomos tash, kur ka lëvizje të çmimeve të karburanteve”, thotë Elshani për Radion Evropa e Lirë.

Rritje e shpejtë, por ende pjesë e vogël e tregut

Shifrat e rritjes janë të mëdha, por baza mbetet e vogël. Përballë 780 veturave elektrike të importuara nga janari deri në gusht, në Kosovë hynë mbi 25 mijë vetura gjithsej gjatë së njëjtës periudhë.

Vlera e veturave elektrike ishte rreth 11.5 milionë euro, ndërsa vlera e përgjithshme e automjeteve të importuara arriti në mbi 309 milionë euro. Në tregun e përgjithshëm, Gjermania vazhdon të jetë bindshëm burimi kryesor i veturave. Por, edhe këtu vihet re një rritje e importeve nga Kina.

Elektrike apo me karburant, taksat mbeten të njëjta

Megjithëse Kosova synon ta rrisë numrin e veturave elektrike, aktualisht ato nuk trajtohen më favorshëm në import sesa veturat me benzinë apo naftë. Për veturat e importuara zbatohet taksa doganore prej 10 për qind dhe TVSH-ja prej 18 për qind. Për veturat e përdorura aplikohet edhe akciza, e cila, varësisht nga vjetërsia, shkon nga 400 deri në 700 euro. Vetëm për 780 veturat elektrike të importuara nga janari deri në gusht të këtij viti janë paguar rreth 1.2 milion euro taksa doganore.

Për më shumë se 25 mijë vetura të importuara gjithsej gjatë së njëjtës periudhë, janë paguar mbi 25 milionë euro taksa doganore. Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria që ta heqë taksën doganore për veturat elektrike dhe ta ulë TVSH-në nga 18 në 8 për qind.

Sipas Odës, masa të tilla do t’i nxisnin qytetarët dhe kompanitë të investonin në automjete elektrike dhe, në këtë mënyrë, të kontribuonin në mbrojtjen e mjedisit. Veturat me motorë me djegie të brendshme, që përdorin benzinë apo naftë, lirojnë gjatë përdorimit dioksid karboni dhe ndotës të tjerë të ajrit.

Prishtinasit kthejnë sytë nga transporti ekologjik

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Infrastrukturës nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse është shqyrtuar kërkesa e Odës dhe nëse parashihen subvencione apo lehtësime të tjera për blerjen e veturave elektrike. Strategjia e Energjisë 2022-2031 parasheh që deri në vitin 2031 numri i veturave elektrike në Kosovë të arrijë në rreth 15 mijë. Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar një ndryshim që prek një pjesë tjetër të tregut të automjeteve.

“Për veturat e importuara nga Bashkimi Evropian do të hiqet taksa doganore prej 10 për qind”, ka thënë Kurti më 13 shtator, gjatë prezantimit të programit qeveritar.

Nëse kjo masë zbatohet vetëm për automjetet që përfitojnë sipas rregullave përkatëse të origjinës nga BE-ja, ajo mund të krijojë një dallim të ri në një treg që tashmë po ndryshon shpejt./REL

makina elektrike kosova rel

Sondazh

Poll

Rama sulmon mediat: SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh që duhej parandaluar

Rama sulmon mediat: SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh që duhej parandaluar

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama i del në mbrojtje: Ishte masë ekstreme

Xing në Rinas/ Rama vjen nga SHBA, Berisha largohet për në Strasburg

Çfarë po ndodh në Rinas? Rama lë gazetarët jashtë dhe anulon konferencën...

Me destinacion Greqinë, kapen 90 kg drogë në Kakavijë

Arrestohet 66-vjeçari në Fier, i gjendet automatik dhe nje 'Benz' i trafikuar nga Britania

Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, goditen disa grupe! 31 të arrestuar, 14 të tjerë në kërkim

Kreu i PD: Nuk jam ftuar as për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri: SHBA do të japë një ndihmë substanciale

Berisha: Provat direkte më të mëdha i kam për Edi Ramën, por SPAK nuk guxon ta thërrasë

Berisha: Ai është armik i egër i Kosovës, tani po përhap shpifje të ulëta kundër Vetëvendosjes

Berisha: Dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij

Berisha: Vlora Hyseni është kthyer për tu dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan

Operacioni i SPAK në Shkodër,momenti i arrestimit të50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë,Bledar Çafi

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

I dënuar me6vjet burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike,kapet në Fushë Krujë 41-vjeçari

Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave, dorëzon letrat kredenciale

Aktivistja përplaset me deputetin: Qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që ka guxim të dalë përballë...

“Nesër më shumë"/ Mbyllet protesta e 118-të: Arrestoni Ramën

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Rama mbajti fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por salla ishte pothuajse bosh

Arben Kola: Kryeministri qëndron në dhomë 15 mijë dollarë nata, ndërsa spitalet janë pa ilaçe

Rama: Pa një botë të përbashkët nuk mund të ketë Kombet e Bashkuara

Asambleja e OKB/ Rama: Jemi kundër kufizimit të IA, nevojiten sisteme kundër manipulimeve

Rama në OKB: Liria e shprehjes po kërcënohet nga përdorimi si armë i ‘fuqisë së shpërndarjes’

Rama: Algoritmi aktivizoi urrejtjen! Qytetarët protestuan kundër një armiku fantazmë

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Ne jemi të parët në botë me “Diellën”

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Shqipëria po përjeton të ardhmen që të tjerët ende....

Protesta kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shitet qeveria, jo Shqipëria

Kryeministri Rama në SHBA: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama sulmon protestuesit: Shqipëria e shqiptarëve, slogan i neveritshëm dhe i turpshëm

Rama: Në Shqipëri do investohen miliarda jo vetëm me projektin e Kushner, por me projekte të mëdha

Rama nga SHBA: Ka forca që nuk kanë qejf të na shohin kështu

Pamje të rënda nga atentati në Sarandë! Artan Myrtaj vrapon për t’u shpëtuar plumbave...

"O Kriminel, o mafia"/ Shqiptarët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria ty të urren

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit...

Aktivisti Lika për Vlora Hysenin: Nuk duhej të futej në SPAK, duhet të jetë në burg

Aktivisti Arben Kola thirrje shqiptarëve në SHBA: Priteni Ramën me vezë para OKB-së...

Aktivistja Vatnikaj: Dejtoresha e SHISH i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë

Dita e 117-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Klodiana Lala për sulmin e Vlora Hysenit: Do t’i drejtohem SPAK me kallëzim penal

I moshuari shoqërohet me forcë nga policia gjatë protestës së sotme

Berisha: Vlora Hyseni ka zbatuar çdo porosi dhe urdhër të Ramës

Berisha dënon shantazhin ndaj Klodiana Lalës: E kam thënë që gazetarët janë në përgjim

Tension gjatë protestës në Tiranë, polici i hedh nga dora telefonin protestueses që po e filmonte

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen vezë ndaj efektivëve: O Ervin, si e ke syrin?

Përfundon seanca në GJKKO për masën e sigurisë, Vlora Hyseni del nga gjykata, ‘kyç’ gojën për mediat

Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë?