Në Vlorë me kampera, qyteti bregdetar që vijon të tërheqë turistët e huaj

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
27 Shtator 2026, 15:11 | Aktualitet

Shumë turiste udhëtojnë drejt qytetit duke dhënë përshtypjet më pozitive dhe vlerësuar si një mundësi te mirë pushimi. Ka edhe nga ata turistë që mendojnë ndryshe. Për ta Vlora nuk është aspak siç reklamohet në media. Nuk është aspak e lire, ka ndërtime të larta dhe njësi biznesi të cilat po e shkatërrojnë natyrën.

"E duam shumë qytetin. Është shumë qetë dhe i paqtë. Vlora është shumë e bukur, shumë kafe aty dhe vende ku mund të shkosh dhe të notosh. Ne kemi disa miq në Australi dhe na duket i ngjashëm me Sidnei në Australi. Njerëzit janë miqësor, të ngrohtë dhe shumë të sjellshëm."

"Shqipëria nuk është një vend ideal për të udhëtuar. Është shumë e mbivlerësuar për turizëm. Unë vij nga Gjermania. Vlora është herë ime e parë dhe mendoj se është e mbivlerësuar. Nuk më pëlqen Vlora, ka shumë turistë, shumë ndërtesa të mëdha biznesi. Nuk është ai modeli që shpaloset në media. Në media thuhet se është shumë bukur, është shumë lirë këtu, por nuk është. Këtu është shumë shtrenjtë, e mbivlerësuar dhe jo në çfarë pëlqej unë”.

Nuk e fshehin se i ka tërhequr të shohin dhe ishullin e Sazanit që kaq shumë po flitet në media.

"Ne erdhëm të shohim Sazan dhe gjithçka çfarë thuhet në lajme. Tani na pëlqen shumë qyteti. Ne udhëtojmë me kamper. Çdo vit ne udhëtojmë nga Anglia në drejtim të Greqisë dhe më pas kthehemi sërish pas me kamper, duke kaluar në shtete si Greqia, Shqipëri, Mali Zi, Kroaci, Slloveni, Gjermani, Franc dhe më pas në Angli. Pushime me kamper janë më të lira sigurisht, por Shqipëria është e lirë gjithashtu. Sigurisht që do të kthehemi këtu. Do të vijmë sërish në Pranverë".

Turizmi me kamper ka shtuar dhe bizneset në funksion të tyre. Shumë vende të reja janë krijuar për parkimin e tyre, duke ofruar kushtet e favorshme përkundrejt një tarife ditore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos