Haaland, makineri golash! 64 gola në vetëm 56 ndeshje

Erling Haaland vazhdon të shkruajë historinë me fanellën e Norvegjisë.
Sulmuesi i Manchester Cityt shënoi dy gola në fitoren 3-2 ndaj Danimarkës në UEFA Nations League, duke e çuar në 64 numrin e golave të tij me kombëtaren.
Me këtë shifër, Haaland ka kaluar dy prej sulmuesve më të mëdhenj të historisë së futbollit: Ronaldo Nazarion dhe Zlatan Ibrahimovic, të cilët e mbyllën karrierën ndërkombëtare me nga 62 gola për Brazilin dhe Suedinë.
Ajo që e bën edhe më të jashtëzakonshme këtë statistikë është numri i ndeshjeve. Haaland ka realizuar 64 golat e tij në vetëm 56 paraqitje, me një mesatare fantastike prej 1.14 golash për ndeshje.
26-vjeçari është tashmë golashënuesi më i mirë në historinë e Norvegjisë, ndërsa ritmi me të cilin po shënon e vendos atë në një pozicion të veçantë në futbollin ndërkombëtar.
Haaland ka ende shumë vite përpara dhe objektivi i radhës është ngjitja në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave me kombëtaret. Për momentin, rekordi botëror mbahet nga Cristiano Ronaldo me 146 gola për Portugalinë, ndërsa Lionel Messi ka 125 për Argjentinën.
56 ndeshje
64 gola
1.14 gola për ndeshje



