Aktualitet

Zjarr në një banesë në Korçë, dyshohet se shkak ishte bombola e gazit

Një zjarr ka përfshirë një banesë në Lagjen 12 të Korçës. Sipas të dhënave paraprake, shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një bombël gazi që përdorej për gatim.

Ky është rasti i dytë i regjistruar,pas një tjetër zjarri të shkaktuar nga bombola e gazit në Maliq.  Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale brenda banesës.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll, ndërsa vijojnë verifikimet për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.