POLITIKË /

Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen prej 4 muajsh, Rama: Askush dhe asgjë nuk më ndal dot

Teksa mbrojti punën e qeverisë, Rama tha se askush nuk mundet ta ndalë duke hedhur poshtë mundësinë që të japë dorëheqjen.

Shkruar nga Versus

Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen prej 4 muajsh, Rama: Askush

Në mbyllje të deklaratës së tij për qytetarët, kryeministri Edi Rama e cilësoi "epokal" ndryshimin e sjellë nga qeveria e tij. Ndërsa sa u takon protestave masive për dorëheqjen e tij, Rama la të kuptohet qartë se nuk e ka ndërmend ta bëjë diçka të tillë.

“Korrupsioni sot po përballet me një tjetër sistem, ku po zhvillohen organe që hetojnë dhe në liri dhe pavarësi të plotë. Deri dje korrupsion ishte sistemi, sot sistemi po lufton korrupsionin, ky është ndryshimi epokal. Vetëpastrimi i sistemit është zhvillim i shumëpritur organizimin e shtetit, pas një agonie të gjatë sa historia e shtetit shqiptar.

Pas një agonie të gjatë sa historia e shtetit shqiptar, organizmi i shtetit po fiton imunitet nga sëmundjet e vjetra dhe, kur kjo fazë e zhurmshme, e pistë dhe e dhimbshme të ketë kaluar, kur emrat, sekretet, jargët, shkrofëtimat dhe piskamat e tezgave mediatike të jenë fashitur, kur tymi i pasqyrave dixhitale të jetë shpërndarë dhe pluhurat e kantierit të Reformës në Drejtësi të jenë tretur, atëherë të gjithë do ta shohin se këto zhvillime janë pjesë jetike e ndryshimit rrënjësor pa kthim ku po ecën sot Shqipëria.

Sot unë jam kthyer në Shqipëri, por Shqipëria nuk kthehet pas. Askush dhe asgjë nuk do ta ndalë, nuk do të na ndalë, nuk do të më ndalin”- tha Rama. Versus.al

Poll