Kosovë/ Me pushkë dhe 52 fishekë në makinë, arrestohet shtetasi shqiptar në Gjakovë

27 Shtator 2026, 15:40Rajoni TEMA
Kosovë/ Me pushkë dhe 52 fishekë në makinë, arrestohet

Policia e Gjakovës i ka sekuestruar një shtetasi të Shqipërisë një pushkë gjuetie dhe 52 fishekë.

Automjeti ku ai udhëtonte është ndaluar në Dol dhe i është nënshtruar kontrollit. Personi është vënë në pranga dhe vijojnë hetimet.

Njoftimi i policisë:

Njësia policore ka ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë të cilin ka qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë. Gjatë kontrollimit brenda në automjet në posedim të personit të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë pushkë gjuetie dhe 52 fishekë të kalibrit 12 mm.

Lini një Përgjigje

Blog Tema