Këlliçi akuzon Ramën për mungesë përgjegjësie në skandalin e SHISH: Normalizoi goditjen ndaj sigurisë kombëtare

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj videomesazhit të kryeministrit Edi Rama, duke e kritikuar për mungesën e përgjegjësisë politike, lidhur me skandalin në Shërbimin Informativ të Shtetit.

Këlliçi shprehet se Rama nuk ka dhënë sqarime për çështjen që lidhet me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni.

Të lidhura

None found

Sipas tij, kryeministri ka zgjedhur të fajësojë SPAK-un dhe mediat opozitare.

Gjithashtu, Këlliçi thekson se Rama nuk ka pranuar përgjegjësi, edhe pse Hyseni u emërua në krye të SHISH gjatë mandatit të qeverisë së tij.

Ai kundërshton edhe pretendimin se emërimi i saj ishte bazuar te vlerësimet pozitive të partnerëve ndërkombëtarë.

Sipas nënkryetarit të PD-së, kryeministri e ka paraqitur si normale një ngjarje që ai e konsideron goditje të rëndë ndaj sigurisë kombëtare, ndërsa ka sulmuar hetimet e SPAK-ut dhe raportimet e mediave.

Reagimi i Belind Këlliçit:

“Skandali i rëndë në Shërbimin Sekret, ndërsa Edi Rama nuk pranon asnjë përgjegjësi dhe fajëson SPAK-un e mediat opozitare.

Siç edhe pritej, Edi Rama nuk mori sot përsipër asnjë përgjegjësi për skandalin e rëndë të Shërbimit Sekret, ku drejtuesja e tij akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të informacioneve sekrete në interes të krimit.

Për këtë aferë të paprecedentë, kryeministri deklaroi se nuk ndien dhe nuk mban përgjegjësi, edhe pse Vlora Hyseni u promovua dhe u emërua prej tij. Sipas Ramës, përgjegjësia për këtë emërim u takon referencave të shkëlqyera të partnerëve ndërkombëtarë.

Vlora Hyseni, ndërkohë, kishte qenë shërbëtore e koordinatorit të Edi Ramës për bandat, Ergys Agasi. Sot Edi Rama e paraqiti si normale atë që ka ndodhur, ndonëse bëhet fjalë për goditjen më të rëndë ndaj sigurisë kombëtare si pasojë e abuzimit me pushtetin. Ai i cilësoi si faj të rëndë hetimet dhe veprimet e SPAK-ut, si edhe raportimet e sakta të medias.

Edi Rama sulmoi drejtësinë dhe mediat për korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin nga qeveria dhe bashkëpunëtorët e saj.

Edi Rama nuk do të mund ta mbajë pushtetin me forcë.

Sot ai u bë edhe më i urryer për qytetarët, të cilët e shohin qartë se kush qëndron në krye të këtij sistemi të kalbur, të korruptuar dhe të inkriminuar.

Koha e tij ka përfunduar!”


Shtuar më 27.09.2026 15:54

Quantcast
sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom