• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gysi dhe Vlora detyrojnë Ramën të sulmojë median dhe drejtësinë

by Lajm Lajm
September 27, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Gysi dhe Vlora detyrojnë Ramën të sulmojë median dhe drejtësinë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Edi Rama ka reaguar për zhvillimet e fundit pas arrestimit të ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni duke e cilësuar situatën si një çështje që kërkon adresim të menjëhershëm.

 

Nga Rinasi, Rama tha se masa e marrë ndaj ish-drejtueses së SHISH është një masë ekstreme, duke theksuar rëndësinë e institucionit të sigurisë kombëtare.

 

“Zhvillimet e ditëve të fundit pas arrestit të ish drejtueses së SHISH kërkojnë një adresim të menjëhershëm. Ishte një masë ekstreme, po të mbajmë parasysh po të bëjmë fjalë për ekspozimin e një institucioni kyç.

 

Cdo dyshim i arsyeshëm duhet të hetohet deriu në fund. Çdo akuzë duhet të provohet ose të rrëzohet. Cdo masë kufizimi e lirisë nga organi i akuzës, për cilindo që nuk ka imunitetit kundërshtohet vetëm në gjykatë dhe jo në podiumin e kryeministrit”, tha Rama.

Ai shtoi se respektimi i pavarësisë së drejtësisë nuk nënkupton heshtjen për çështje që prekin interesin shtetëror.

 

“Këto piketat e vijës së sjellje time ndaj çështjeve individuale të drejtësisë kane qenë dhe mbeten kështu, për të gjithë.Respekti për pavarësinë e drejtësisë nuk do të thotë heshtje”, tha Rama.

 

Teksa synon që të bëhet avokat i Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit, Rama detyrohet të sulmojë mediat dhe drejtësinë që po bëjnë punën e tyre.

 

Arresti i ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit dhe hetimi i saj nga SPAK, janë një çështje individuale e saj me drejtësinë, tha kryeministri Rama. Ai bëri thotë se drejtësia e mediat duhet të kryejnë detyrat e tyre respektive me hetimin apo informimin, por jo të bëjnë dikë fajtor.

 

“Drejtësia nuk mund ta luftojë paligjshmërinë në oborrin e sipërmarrjes apo krimit pa adresuar paligjshmërinë në oborrin e vet. Pavarësia e drejtësisë smund të shfaqet si shkëputje nga Kushtetuta dhe shpërfillje. Prokuroria ka të drejtën dhe detyrën të hetojë, gjykata të gjykojë, media të zbulojë dhe informojë, por askush s’ka të drejtë ta shpallë tjetrin fajtor dhe ta dehumanizojë. Shteti ligjor ndërtohet me kurajën për të hetuar të fuqishmin dhe sigurinë për të mbrojtur të drejtat e njeriut që heton. Për sa më takon, kur një zyrtar i lartë i ka hapur vetes një llogari me drejtësinë, edhe kjo e ish-drejtueses së SISH, është një çështje individuale mes saj dhe organeve të drejtësisë. Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar”, tha Rama.

 

Rama ia ngec ndërkombëtarëve fajin për Vlora Hysenin

 

Rama tha se emërimi i Hysenit në drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit ishte bërë edhe në bazë të vlerësimeve dhe referencave që, sipas tij, ajo kishte marrë nga partnerët ndërkombëtarë.

 

Rama tha se e kishte vlerësuar punën e Hysenit dhe se ajo fillimisht kishte punuar pranë tij si këshilltare për sigurinë. Sipas kryeministrit, më pas ajo u emërua në krye të SHISH, bazuar në referencat që ai i cilësoi si “të shkëlqyera” nga partnerët ndërkombëtarë.

 

“Vlora Hyseni ka hyrë në një borxh të madh moral me këtë vend”, deklaroi Rama.

 

Rama sulmon SPAK e GJKKO

 

Rama sulmoi SPAK dhe GJKKO sepse, sipas tij, nxorën në pazar sekretet hetimore.

 

“Nuk mund të lincohet një institucion dhe një ish-drejtuese në këtë farë derexheje. Nuk mund të trajtohen çështjet me thashetheme. Njerëzit nuk mund të shpallen fajtorë pa nisur gjyqi. Vlora Hyseni u lincua përpara se ta gjykojë gjykata. SPAk dhe GJKKO nxorrën në shesh secrete hetimore që diskutohen si thashetheme në publik

 

Çdo masë kufizimi e lirisë nga organi i akuzës, për cilindo qoftë që s’ka imunitet parlamentar, kundërshtohet vetëm në gjykatë dhe jo me opinion e krye as në foltoren e Kryeministrit.

 

Respekti për pavarësinë e drejtësisë nuk do të thotë heshtje edhe kur një shqetësim parimor shfaqet gjatë veprimtarisë së organeve të saj.

 

Në këtë rast, përveç dhe përtej çështjes penale individuale, ka një fakt tjetër parimor, shtetëror, që nuk mund të anashkalohet sikur s’ka ndodhur.

 

Gjatë marrjes së masës dhe administrimit gjyqësor të dosjes, një institucion me ndjeshmëri të veçantë u ekspozua ndaj potencialit të një dëmi të madh, që mund dhe duhej të ishte parandaluar plotësisht.

 

Të dhënat e dosjes hetimore vërshonin nëpër kanale sociale, para se gjykata të urdhëronte kufizimin e publikimit të tyre”, tha Rama.

 

Ora luksoze dhuratë nga bota e krimit?

 

Rama reagoi edhe ndaj akuzave të opozitës se ka marrë si dhuratë një orë të shtrenjtë nga krimi i organizuar. Duke folur nga Rinasi, Rama i ka quajtur deputetët e opozitës si pisanjosë me kostum parlamentar.

 

Rama tha se të gjitha dhuratat që ka marrë gjatë detyrës si kryeministër janë regjistruar si pronë e shtetit shqiptar dhe se ato nuk i ka marrë për t’i çuar në shtëpinë e tij.

 

“Kush ka përfituar të drejta kushtetuese të zhvillimit të pronës apo mundësi të ligjshme investimi, e di shumë mirë çfarë flas, e di shumë mirë çfarë them kur them se pushteti im nuk është përdorur për të dhënë favore të errëta. Sot në Kryeministri ka një muze të dhuratave. Atyre pisanjosëve me kostum parlamentar, të cilët kanë nxjerrë edhe një orë super të shtrenjtë që paskam marrë dhuratë nga krimi i organizuar, u them se në atë muze ka një duzinë orësh të shtrenjta dhe super të shtrenjta, të cilat më janë dhuruar mua nga miq të fuqishëm apo vizitorë të huaj. Ndryshe nga paraardhësi im, që i ka përlarë të tëra bashkë, unë i kam regjistruar të gjitha dhuratat për Kryeministrin si prona të shtetit shqiptar. Sepse çfarë vjen për mua si Kryeministër dhe çfarë më takon ta kem si Kryeministër, nuk vjen për ta çuar në shtëpinë time,” tha Rama.

 

Rama akuza Prokurorisë së Tiranës

 

Rama deklaron se me paratë e ‘fabrikës së vdekjes’ në Gërdec u ngrit një ‘lavatriçe mediatike’ që kurdis bombat ‘na mbyti korrupsioni’.

 

Përballë akuzave të opozitës, Rama solli si kundërshembuj 21 Janarin dhe Gërdecin, duke treguar e në të kaluarën drejtësia pengohej nga pushteti.

 

“Pikërisht për emrin, për Shqipërinë, e dua me kokën lart, me flamurin sa më lart, të barabartë, në tryezat më të larta, në BE brenda kësaj dekade me drejtësi të pavarur prej meje. Prandaj sot, më kanë ndaluer në këtë sallë tema e drejtësisë dhe kuyr kundërshtarët e mi, që nga të përdalët e rrugëve opozitare te dështak zemërakët kujtojnë se kanë shpikur bombën që do hedhë Edi Ramën. Le ta hedhin atë bombë mëngjes drekë dhe darkë. Ta shpërthejnë orë e çast në pasqyrat sociale a thua se përsëritja e një fjale të ndyrë do zhbëjë pastërtinë e luftës sime të gjithanshme që duan s’duan i riktheu këtij vendi kryeqytretin e varrosur në plehra dhe po transformon Shqipërinë dhe ngre vendin drejt një maje ku ska qenë kurrë. Në asnjë vend të mbytur me korrupsion nuk ka luftë frontale kundër korrupsionit. Në asnjë vend të mbytur prokuroria nuk heton vetë pushtetin por i mbron ata. Në asnjë vend drejtësia nuk prek ministra, drejtorë, kryetarë bashkish por vetëm rri dhe pret urdhërin e pushtetit për të goditur kundërshtarët. Vendin e mbytur në korrupsion e kemi jetuar të gjithë ku kryetari i opozitës burgosej me urdhër nga lart, ku protestuesit vriteshin me plumba të paguar nga taksapaguesit, ku fletëthirrjet e prokurorisë për vrasjet shtetërore në mes të bulevardit bëheshin letra higjenike në zyrën e kryeministri që denigronte prokuroren si lavire bulevardi., ku drejtori i taksave qëndronte në krye të detyrës nga arresti shtëpiak e 26 të pafajshëm të vrarë në shpërthimin e një projekti korruptiv të Ministrisë së Mbrojtjes u trajtuan si viktima të fatkeqësisë natyre. Ata 4 të vrarë në bulevard nuk kanë marrë drejtësi” tha Rama.

 

Rama ka sulmuar 2 media gjatë fjalimit të tij në Rinas. Rama i ka akuzuar këto televizione për përdorim të fondeve të paligjshme dhe për ndikim mbi organet e drejtësisë, duke i quajtur si ‘lavatriçe mediatike’.

 

Më tej ai ka deklaruar se prokurorët e tredhur dhe të trembur nga evazori mbajnë peng Prokurorinë e Tiranës dhe çështje evazioni dhjetëra miliona euro

 

“E di që me paratë e fabrikës së vdekjes në Gërdec u financua ngritja e një lavatriçeje mediatike, që kurdis sot bombat çudibërëse antiqeveri. E di që një tjetër TV, ‘korrupsion, na mbyti korrupsioni’, i ushqyer nga paratë e evazionit, ka marrë peng një prokurori të tërë, në Tiranë.

 

Prokurorët e trembur dhe të tredhur hapin çështje që të trembin punonjësit e tatimeve që denoncojnë evazorin.” tha Rama

Tags: Edi Rama vlora hyseni
Previous Post

Zjarr në çatinë e një hoteli në qendër të Shkodrës

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

Gysi dhe Vlora detyrojnë Ramën të sulmojë median dhe drejtësinë

Gysi dhe Vlora detyrojnë Ramën të sulmojë median dhe drejtësinë

September 27, 2026
Zjarr në çatinë e një hoteli në qendër të Shkodrës

Zjarr në çatinë e një hoteli në qendër të Shkodrës

September 27, 2026
Pacienti ndërroi jetë, nisin hetimet për dy mjekët neurologë në Shkodër

Pacienti ndërroi jetë, nisin hetimet për dy mjekët neurologë në Shkodër

September 27, 2026
Në kërkim nga autoritetet italiane dhe kosovare, dy të arrestuar në Tiranë, pritet ekstradimi – EMRAT

Në kërkim nga autoritetet italiane dhe kosovare, dy të arrestuar në Tiranë, pritet ekstradimi – EMRAT

September 27, 2026
Pesticidet në fruta e perime/ Agronomët kërkojnë protokoll të ri dhe përdorimin e preparateve me karencë të shkurtër

Pesticidet në fruta e perime/ Agronomët kërkojnë protokoll të ri dhe përdorimin e preparateve me karencë të shkurtër

September 27, 2026
“Je rrezik për sigurinë kombëtare”, Azgan Haklaj ndalohet në kufirin e Bllatës

“Je rrezik për sigurinë kombëtare”, Azgan Haklaj ndalohet në kufirin e Bllatës

September 27, 2026
Fluturaku Albatros në çerdhen e pushtetit!

Fluturaku Albatros në çerdhen e pushtetit!

September 27, 2026
“Rama nuk pranohet!”/ Ish-zv.ministri: Në New York përjetoi bllokadën më të fortë diplomatike

“Rama nuk pranohet!”/ Ish-zv.ministri: Në New York përjetoi bllokadën më të fortë diplomatike

September 27, 2026
Furnizonin me drogë shkollat e Tiranës/ Mes të arrestuarve edhe një ish-efektiv policie

Furnizonin me drogë shkollat e Tiranës/ Mes të arrestuarve edhe një ish-efektiv policie

September 27, 2026
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Maliq, plagoset 74-vjeçari

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Maliq, plagoset 74-vjeçari

September 27, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • E rëndë në Dibër, 22-vjeçarja mbytet në lumin Drini i Zi

    E rëndë në Dibër, 22-vjeçarja mbytet në lumin Drini i Zi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Makina 150 mijë euro e Grida Dumës, dhuratë nga Ergys Agasi?! Ja çfarë thonë Lolita dhe Elvi Fundo

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL