Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi: Edi Rama nuk do ta mbajë dot me forcë pushtetin!

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas video-mesazhit të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar këtë të fundit se nuk ka mbajtur përgjegjësi për skandalin e lidhur me Shërbimin Informativ të Shtetit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Këlliçi deklaron se Rama nuk ka dhënë shpjegime për çështjen që lidhet me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, ndërsa sipas tij, kryeministri ka fajësuar SPAK-un dhe mediat opozitare.

Ai pshprehet se Rama nuk ka pranuar përgjegjësi politike, pavarësisht se Hyseni është emëruar në krye të SHISH gjatë qeverisjes së tij. Këlliçi kundërshton gjithashtu argumentin e Ramës se emërimi i saj ishte mbështetur në vlerësimet e partnerëve ndërkombëtarë. Sipas tij, kryeministri “normalizoi” atë që ai e cilëson si një goditje të rëndë ndaj sigurisë kombëtare, ndërsa kritikoi hetimet e SPAK dhe raportimet e mediave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Reagimi:
Skandali i rëndë i Shërbimit Sekret, Edi Rama nuk mban asnjë përgjegjësi dhe fajëson SPAK e mediat opozitare!
Siç edhe pritej, Edi Rama nuk mbajti sot asnjë përgjegjësi për skandalin e rëndë të Shërbimit Sekret, ku kreu i saj është nën akuzë për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të informacioneve sekrete për llogari të krimit.
Për këtë aferë të pashembullt, Kryeministri tha se nuk ndjen dhe nuk mban asnjë përgjegjësi, edhe pse Vlora Hyseni është promovuar dhe emëruar personalisht nga ai. Sipas tij fajtor për Vlorën, janë referencat e shkëlqyera të partnerëve ndërkombëtarë!
Edhe pse Vlora Hyseni ishte shërbëtore e koordinatorit të Edi Ramës për bandat, Ergys Agasi. Edi Rama normalizoi sot atë që ka ndodhur, goditjen më të rëndë të sigurisë kombëtare prej abuzimit me pushtetin, dhe quajti faj të rëndë hetimet dhe veprimet e SPAK dhe raportimet e sakta të medias.
Ai sulmoi drejtësinë dhe mediat për korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin të qeverisë dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Edi Rama nuk do ta mbajë dot me forcë pushtetin!
Ai u bë sot edhe më i urryer nga qytetarët, të cilët e shohin qartë se kush është në krye të këtij sistemi të kalbur, të korruptuar dhe të inkriminuar.
Koha e tij ka marrë fund!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?