Numbeo: Shqipëria ndër më të shtrenjtat në rajon për të ngrënë një vakt jashtë
Të hash në një restorant me çmime të ulëta në Shqipëri kushton mesatarisht 10.10 dollarë, një nivel më...
Të hash në një restorant me çmime të ulëta në Shqipëri kushton mesatarisht 10.10 dollarë, një nivel më...
Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të opozitës se ka marrë si dhuratë një orë të shtrenjtë nga krimi i organizuar. Duke ...
Edi Rama reagoi ndaj kërkesave të opozitës për të dhënë shpjegime mbi emërimin e Vlora Hysenit në krye të SH...
Në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, pritet që këtë të diel të mbahet një marshim në mbështetj...
Edi Rama ka reaguar për zhvillimet e fundit pas arrestimit të ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni duke e cilësuar situatën si...
Një zjarr ka përfshirë çatinë e një hoteli në qendër të qytetit të Shkodrës, duke shkaktuar panik te ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka udhëtuar drejt Strasburgut, ku gjatë ditëve në vijim pritet të zhvillojë n...
Miqtë e mi, Ju ftoj të ndiqni një pjesë të fjalimit të Edi Ramës në OKB. Këtë fjalë zgjodhi Edi Rama ...
Fitorja e Shqipërisë ndaj Bjellorusisë solli jo vetëm entuziazëm dhe gëzim te tifozët, por u përcollën edhe mesaz...
Dy mjekë neurologë të Spitalit Rajonal të Shkodrës janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa ndaj ...

Të hash në një restorant me çmime të ulëta në Shqipëri kushton mesatarisht 10.10 dollarë, një nivel më i lartë se në Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, por më i ulët se në Mal të Zi. Në renditjen e 98 vendeve dhe territoreve sipas kostos së një vakti në një restorant të lirë, Shqipëria pozicionohet në vendin e 43-të dhe rezulton gjithashtu mbi mesataren globale prej 9.35 dollarësh.
Mes vendeve të rajonit të paraqitura në të dhënat e Numbeo vetëm Mali i Zi është më i shtrenjtë se Shqipëria, me një vakt mesatar prej 11.68 dollarësh dhe vendin e 35-të në renditje. Serbia ndodhet shumë pranë Shqipërisë, me 9.96 dollarë, vetëm 14 cent më pak, ndërsa diferenca zgjerohet ndjeshëm me Maqedoninë e Veriut, ku një vakt kushton 7.60 dollarë, dhe me Kosovën, ku çmimi zbret në 5.84 dollarë. Kjo do të thotë se një vakt i kësaj kategorie në Shqipëri kushton rreth 2.50 dollarë më shumë se në Maqedoninë e Veriut dhe 4.26 dollarë më shumë se në Kosovë.
Të dhënat e Numbeo krahasojnë çmimin e një vakti në atë që në secilin vend konsiderohet një restorant me kosto të ulët. Pra, nuk bëhet fjalë për të njëjtën pjatë të shitur në 98 vende të ndryshme. Çmimet raportohen nga përdoruesit dhe konvertohen në dollarë amerikanë me kursin e tregut, pa u korrigjuar sipas fuqisë blerëse.
Diferenca 19-fish mes vendit më të shtrenjtë dhe më të lirë
Në rang global, hendeku është shumë i madh. Zvicra është vendi më i shtrenjtë në renditje, ku një vakt në një restorant të lirë kushton mesatarisht 31.20 dollarë, ndërsa në Bangladesh vetëm 1.63 dollarë. Diferenca është rreth 19 herë.
Pas Zvicrës renditet Norvegjia, me 23.60 dollarë, ndërsa vendet nordike dhe ato të Beneluksit dominojnë pjesën e sipërme të tabelës. Në Danimarkë një vakt kushton 23.43 dollarë, në Belgjikë dhe Holandë 23.36 dollarë, ndërsa në Irlandë 23.35 dollarë.
Në total, 17 nga 20 vendet më të shtrenjta janë europiane. Përjashtimet janë Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Australia. SHBA renditet e nënta, me një çmim mesatar prej 20 dollarësh, dhe është i vetmi vend jashtë Europës në dhjetëshen e parë.
Megjithatë, Evropa ka diferenca të forta brenda saj. Ndërsa Zvicra kryeson me 31.20 dollarë, Kosova me 5.84 dollarë ndodhet në skajin tjetër të kontinentit. Për krahasim, Hungaria rezulton në 12.88 dollarë dhe Bullgaria në 11.94 dollarë.
Japonia, vendi më i lirë i G7 për të ngrënë jashtë
Një tjetër rezultat që bie në sy është Japonia. Ajo renditet në vendin e 69-të nga 98, me një kosto prej vetëm 6.29 dollarësh për një vakt në një restorant të lirë. Japonia është vendi më i lirë i G7 për këtë tregues dhe i vetmi anëtar i grupit që ndodhet nën median globale.
Për krahasim, në Francë dhe Gjermani një vakt kushton pothuajse tre herë më shumë. Çmimi relativisht i ulët në Japoni nuk lidhet me mungesën e një industrie të zhvilluar të restoranteve; vendi renditet i treti në botë për numrin e restoranteve me yje Michelin, pas Francës dhe Italisë.
Azia dhe Afrika dominojnë fundin e renditjes
Vendet me çmimet më të ulëta gjenden kryesisht në Azi dhe Afrikë. Pas Bangladeshit me 1.63 dollarë, renditen Indonezia me 1.70 dollarë dhe Bolivia me 1.73 dollarë. Në Nigeri një vakt kushton 1.85 dollarë, në Nepal 1.96 dollarë, në Indi 2.09 dollarë, në Pakistan 2.16 dollarë, ndërsa në Kinë 2.98 dollarë.
Nga 20 vendet më të lira në renditje, 11 janë në Azi dhe pesë në Afrikë. Gjashtë nga dhjetë vendet më të populluara të botës ndodhen gjithashtu mes 20 vendeve ku një vakt në restorant kushton më pak. /ekofin.al
Një person ka rënë në pragat e policisë ditën e sotme në Maliq pasi dyshohet se transportonte emigrantë në më...
Një zjarr ka përfshirë çatinë e një hoteli në qendër të qytetit të Shkodrës, duke shkaktuar panik te ...
Sipas informacioneve të reja, katër autorët mbërritën në lokal me një automjet të vjedhur të enjten e kaluar n&eu...
Dy mjekë neurologë të Spitalit Rajonal të Shkodrës janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa ndaj ...
Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Tiranë dhe në Rinas, në kuadër të ...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj, është ndaluar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare t&...
Gjykata e Lartë nuk do të përfaqësohet në tryezën e thirrur për nesër nga kryeministri Edi Rama me institucionet e Dre...
Sokol Bibaj, i njohur me nofkat “Gus”, “Gusti” dhe “Pitbull”, është një prej personave të shpallur n&eum...
Një automjet luksoz tip “Benz”, prodhim i viteve të fundit, është sekuestruar në Fier pasi nga verifikimet e policisë...
Rajmonda Kotorri, e cila u largua në Itali kur ishte vetëm 16 vjeçe dhe humbi kontaktet për vite me radhë me famljen e saj, dyshohe...