Një zjarr ka përfshirë një banesë në Lagjen 12 të Korçës, pasditen e kësaj të diele.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një bombol gazi.
Ky është rasti i dytë i regjistruar në qarkun e Korçës, pas një tjetër zjarri të shkaktuar nga bombola e gazit në Maliq.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, ndërsa raportohet se zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Ndërkohë, vijojnë verifikimet për përcaktimin e saktë të shkakut dhe rrethanave të zjarrit.














