Asllani shkëlqen ndaj Bjellorusisë, pas tij renditen Hysaj e Gjimshti! Seferi me vlerësimin më të ulët, Pilo bind në vendin e Mitajt (VLERËSIMET)

Shqipëria e nisi me sukses aventurën në raundin e parë të Ligës C të Ligës së Kombeve, duke triumfuar 2-0 ndaj Bjellorusisë në stadiumin “Air Albania”. Ky ishte debutimi zyrtar i trajnerit Rolando Maran në stolin e kuqezinjve, të cilin e shoqëroi me një fitore.

Të lidhura

None found

Platforma “Sofascore” publikoi vlerësimet për lojtarët bazuar në paraqitjen e tyre në fushë. Kristjan Asllani kryeson listën me notën 8.5, ndërsa pas tij vijnë Elseid Hysaj me 8.0 dhe Berat Gjimshti me 7.9.

Një paraqitje të kënaqshme bëri edhe Stavro Pilo, i cili e nisi takimin nga minuta e parë në krahun e majtë, pozicion që zakonisht mbulohet nga Mario Mitaj. Pilo u vlerësua me notën 6.9.

Në krahun tjetër, Taulant Seferi mori vlerësimin më të ulët, me notën 6.4. Sulmuesi shpërdoroi një mundësi shumë të mirë për ta çuar rezultatin në 3-0 dhe nuk arriti të lërë gjurmë të rëndësishme në fazën sulmuese.

Ernest Muçi, autor i golit të dytë të Shqipërisë me një goditje “fluturimthi”, u vlerësua me notën 7.8. Ky konsiderohet një vlerësim pozitiv për kontributin e tij gjatë ndeshjes.


Quantcast
sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom