“Nuk ka asnjë firmë që më implikon”/ Blushi i përgjigjet Ramës: Po bonusi për “Integrated Energy BV” dhe kontrata e inceneratorit të Elbasanit? “Shporrja” është zgjidhja

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ndaj video-mesazhit të kryeministrit Edi Rama, në të cilin ky i fundit deklaroi se nuk ka asnjë vendim apo firmë që e lidh me shkeljen e ligjit.

Blushi kundërshton këtë qëndrim duke sjellë në vëmendje dy raste që, sipas tij, dëshmojnë të kundërtën: bonusin e dhënë për kompaninë “Integrated Energy BV” dhe procedurën e koncesionit për inceneratorin e Elbasanit.

Të lidhura

None found

Në reagimin e tij, ai e akuzon kryeministrin për papërgjegjshmëri dhe arrogancë, duke e cilësuar drejtues të një organizate kriminale që, sipas tij, ka marrë nën kontroll të gjithë shtetin.

Sipas pretendimit të Blushit, më 7 dhjetor 2016, Edi Rama firmosi dhënien e një bonusi prej 8% të pikëve për kompaninë “Integrated Energy BV sh.p.k.”, në kuadër të procedurës konkurruese për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Blushi thekson se kjo kompani nuk ekzistonte në momentin kur u firmos bonusi, duke pretenduar se vendimi e favorizoi atë në garën për inceneratorin.

“Edi Rama, në kundërshtim me çdo ligj në fuqi, më 7.12.2016 firmosi dhënien e bonusit prej 8% të pikëve kompanisë Integrated Energy BV sh.p.k. për procedurën konkurruese për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Por, në fakt, kjo kompani nuk ekzistonte në momentin kur Kryeministri firmosi bonusin që e favorizonte atë në procedurën konkurruese”, shprehet ai.

Rasti i dytë i përmendur nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë lidhet me inceneratorin e Elbasanit. Ai pretendon se kryeministri ka miratuar negocimin pa shpallje të kontratës koncesionare për ndërtimin e inceneratorit, ndonëse institucionet përgjegjëse ishin informuar se procedura nuk ishte e ligjshme.

Blushi deklaron se Edi Rama ka vepruar në kundërshtim me ligjin “Për koncesionet dhe Partneritetin Publik/Privat”, duke firmosur procedurën e negocimit pa shpallje për kontratën koncesionare të inceneratorit të Elbasanit.

Ai shton se Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, ishte njoftuar zyrtarisht nga Drejtori i Agjencisë së Prokurimeve Publike, z. Eduard Ahmeti, se mënyra e përzgjedhur për dhënien e koncesionit ishte e paligjshme.

Në mbyllje të reagimit, Blushi thotë se nuk duhet pritur dorëheqja e kryeministrit dhe as largimi i tij vullnetar nga pushteti. Ai e shoqëron deklaratën me akuza të rënda dhe bën thirrje për largimin e Ramës.

“Edi Rama vërtetoi sot jo vetëm kartelën e tij klinike, por edhe papërgjegjshmërinë e një kleptomani dhe arrogancën e një banditi, që drejton me gjakftohtësi organizatën kriminale, që ka marrë peng të gjithë shtetin”, shkruan Blushi.

“Ky mashtrues i pacipë, që sfidoi sot këdo duke pretenduar se nuk ekziston asnjë vendim apo firmë e tij në shkelje të ligjit, ja ku i ka dy gjurmë, që ulërasin në dritën e diellit”, vijon ai.

“Askush të mos lodhet duke pritur dorëheqjen e tij dhe as të mos ngjiret me kërkesën për largimin e vullnetshëm të tij nga pushteti.

Asnjë hajdut nuk vjedh për t’ia dorëzuar më pas plaçkën policisë.

Asnjë bandit nuk vetëndalet me ndërgjegje në kriminalitetin e vet.

Shporrja, dhe vetëm shporrja, është e vetmja zgjidhje që duhet ta marrin në dorë shqiptarët!

Ky është i vetmi ilaç për shpëtimin e Republikës, të marrë peng nga një i sëmurë mendor, kleptoman dhe mafioz i pandreqshëm!”, përfundon reagimi i Tedi Blushit.


Quantcast
sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom