Përmirësohet moti/ Paralajmëron, IGJEUM: Parashikohet vjeshtë më e ngrohtë se normalja

Pas reshjeve të shiut dhe rënies së temperaturave gjatë ditës së premte, moti pritet të përmirësohet gradualisht.

Temperaturat do të nisin rritjen nga dita e diel, ndërsa sipas IGJEUM, tetori, nëntori dhe dhjetori pritet të jenë më të ngrohtë se mesataret shumëvjeçare. Ekspertët theksojnë se ndryshimet klimatike po sjellin gjithnjë e më shumë luhatje të motit dhe episode ekstreme.

Të lidhura

None found

Pas reshjeve të shiut dhe rënies së temperaturave gjatë ditës së premte, moti pritet të përmirësohet gradualisht. Temperaturat do të nisin rritjen, ndërsa sipas IGJEUM, edhe muajt e vjeshtës pritet të jenë më të ngrohtë se normalja.

Rënia e temperaturave është ndjerë në të gjithë vendin. Në zonat e ulëta temperaturat minimale kanë zbritur deri në 10 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore janë regjistruar vlera 5 deri në 6 gradë.

Edhe temperaturat maksimale pësuan rënie, duke zbritur në 19 deri në 20 gradë Celsius në zonat e ulëta. Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave ka ardhur si pasojë e depërtimit të masave të ftohta nga veriu, të shoqëruara me lagështirë dhe reshje. Pas kësaj situate, pritet një përmirësim gradual i motit.

Sipas IGJEUM, Tetori, nëntori dhe dhjetori pritet të karakterizohen nga temperatura me vlera mbi mesataret shumëvjeçare, në vijim të tendencës së temperaturave të larta që kemi pasur gjatë këtij viti.


Shtuar më 27.09.2026 16:36

Quantcast
sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom