Blushi: Rama firmosi në shkelje të ligjit për inceneratorët, ja dy rastet që e implikojnë

Blushi: Rama firmosi në shkelje të ligjit për inceneratorët, ja dy rastet që e implikojnë

15:56, 27/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një postim në rrjetet sociale, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për shkelje të ligjit në procedurat për inceneratorët e Tiranës dhe Elbasanit.

Blushi pretendon se Rama, më 7 dhjetor 2016, firmosi dhënien e bonusit prej 8% të pikëve për kompaninë Integrated Energy BV sh.p.k., duke theksuar se kjo kompani nuk ekzistonte në momentin e firmosjes.

Për inceneratorin e Elbasanit, ai pretendon se Rama firmosi vijimin e negocimit pa shpallje të kontratës koncesionare edhe pasi ishte njoftuar për paligjshmërinë e kësaj procedure.

Blushi e akuzon Ramën për përgjegjësi direkte dhe kërkon largimin e tij nga pushteti, duke e cilësuar “shporrjen” e qeverisë si të vetmen zgjidhje për vendin.

Postimi i plotë:

Edi Rama vërtetoi sot jo vetëm kartelën e tij klinike, por edhe papërgjegjshmërinë e një kleptomani dhe arrogancën e një banditi, që drejton me gjakftohtësi organizatën kriminale, që ka marrë peng të gjithë shtetin.

Ky mashtrues i pacipë, që sfidoi sot këdo duke pretenduar se nuk ekziston asnjë vendim apo firmë e tij në shkelje të ligjit, ja ku i ka dy gjurmë, që ulërasin në dritën e diellit.

1. Edi Rama, në kundërshtim me çdo ligj në fuqi, më 7.12.2016 firmosi dhënien e bonusit prej 8% të pikëve kompanisë Integrated Energy BV sh.p.k. për procedurën konkurruese për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Por, në fakt, kjo kompani NUK EKZISTONTE në momentin kur Kryeministri firmosi bonusin që e favorizonte atë në procedurën konkurruese.

2. Edi Rama ka firmosur, në kundërshtim me ligjin “Për koncesionet dhe Partneritetin Publik/Privat”, për negocimin pa shpallje të kontratës koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, edhe pasi Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, ishte njoftuar zyrtarisht nga Drejtori i Agjencisë së Prokurimeve Publike, z. Eduard Ahmeti, se procedura e përzgjedhur për dhënien e këtij koncesioni (negocimi pa shpallje) ishte e paligjshme.

Askush të mos lodhet duke pritur dorëheqjen e tij dhe as të mos ngjiret me kërkesën për largimin e vullnetshëm të tij nga pushteti.

Asnjë hajdut nuk vjedh për t’ia dorëzuar më pas plaçkën policisë.

Asnjë bandit nuk vetëndalet me ndërgjegje në kriminalitetin e vet.

Shporrja, dhe vetëm shporrja, është e vetmja zgjidhje që duhet ta marrin në dorë shqiptarët!

Ky është i vetmi ilaç për shpëtimin e Republikës, të marrë peng nga një i sëmurë mendor, kleptoman dhe mafioz i pandreqshëm!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco