‘Rama, kumbari i marrëveshjes SHISH-krim’/  Balliu: Kryeministri kërcënoi mediat, njësoj si Vlora Hyseni!

‘Rama, kumbari i marrëveshjes SHISH-krim’/ Balliu: Kryeministri kërcënoi mediat, njësoj si Vlora Hyseni!

16:07, 27/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në konferencën e tij për mediat, pak pas mbërritjes në Rinas nga SHBA.

Balliu akuzon Ramën se qëndrimi i tij ndaj SHISH-it dhe drejtësisë tregon se ai është “kumbari i të gjitha marrëveshjeve”.

Sipas deputetit demokrat, deklaratat e kryeministrit përbëjnë një “mesazh për mediat dhe drejtësinë”, ndërsa kërkon nga SPAK që të veprojë duke sjellë në parlament kërkesën për arrestimin e Ballukut.

Në reagimin e tij, Balliu shprehet gjithashtu se “përpëlitjet e tij janë të kota” dhe e mbyll me thirrjen për “rindërtimin e Republikës”.

Reagimi i Balliut: 

Konferenca e Ramës faktoi se kumbari i marrëveshjes SHISH-Krim është vetë ai.

Rama deklaroi se shteti do të mbrojë SHISH-in, pra Rama do të mbrojë Vlora Hysenin. Kuptohet, u mundua ta fshehë si një deklaratë që shkon përtej individit. Më pas deklaroi se drejtësia nuk mund të luftojë korrupsionin në politikë duke kryer korrupsion në oborrin e vet. Kjo, në fakt, nuk është vetëm për Vlora Hysenin dhe Ramën, por edhe për Ballukun.
Mesazhi sot ishte i qartë: kërcënim për mediat, njësoj siç bëri Vlora Hyseni me Klodiana Lalën, se dhe Vlora nga shefi ka mësuar, dhe mbi të gjitha, mesazh drejtësisë: mos hajdeni tek unë.

Por, mbi të gjitha, me qasjen e tij qesharake se “unë përsëri nuk di gjë” dhe se “s’kam pse të largohem”, vërteton, në fakt, se ai është kumbari i të gjitha marrëveshjeve. Në çdo vend normal, një kryeministër do të dinte të largohej me afera shumë herë më të vogla se kjo, por një kryeministër që është i fajshëm, që ka vjedhur, që ka krijuar narkoshtetin, nuk mund të japë dorëheqjen sepse arrestohet. E vetmja gjë që e mban jashtë burgut Ramën është pozicioni i tij si kryeministër.

Pra, Kryeministria sot, si institucion, ka vetëm një funksion: të mbajë Ramën jashtë burgut me çdo formë dhe mënyrë, diku me shantazh e diku me para që mund t’i vjedhësh në buxhet, duke firmosur fap-fap-fap.

Sot, në fakt, do të merret vesh njëherë e mirë nëse ka drejtësi apo jo, sepse nëse SPAK nuk sjell kërkesën për arrestimin e Ballukut në Parlament dhe nuk thërret Ramën në hetim, vërtetohet përfundimisht që këtu kemi të bëjmë me një institucion që, pavarësisht investimit të madh, narkokryeministri e ka përthithur në llumin e vet.

Gjithsesi, përpëlitjet e tij janë të kota. Këta muaj janë thjesht procedurë. Të bëhemi gati për rindërtimin e Republikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco