Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj videomesazhit të kryeministrit Edi Rama për arrestin shtëpiak të caktuar ndaj ish-shefes së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.
Tabaku kundërshton pretendimin e Ramës se Shqipëria po përballet me një “republikë prokurorësh”.
Sipas saj, problemi i vendit lidhet me korrupsionin dhe me individë që kanë grumbulluar pushtet e pasuri dhe që e konsiderojnë veten mbi ligjin.
“Shqipëria nuk vuan nga një ‘republikë prokurorësh’; ajo vuan nga një republikë e të korruptuarve që kanë grumbulluar aq shumë pushtet, pasuri dhe arrogancë, sa besojnë se ligji është vetëm për të tjerët dhe se drejtësia duhet të ndalet te dera e tyre”, shkruan Tabaku.
LEXO EDHE:
Gysi dhe Vlora detyrojnë Ramën të sulmojë median dhe drejtësinë













