E diel, 27 Shtator 2026 Serial deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Britani, sulmohet baza amerikane, policia ka arrestuar disa persona të dyshuar për vepra penale që lidhen me eksplozivët

Policia britanike ka arrestuar disa persona nën dyshimin se kanë kryer vepra penale që lidhen me shkeljen e ligjeve britanike për eksplozivët. Ngjarka ka ndodhur pranë bazës ajrore RAF Fairford në jugperëndim të Anglisë.

Pas arrestimeve, disa banorë në zonën e Ëhelford janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa policia e ka cilësuar situatën si një incident madhor.

Sipas Reuters, në vendngjarje janë angazhuar specialistë të ushtrisë britanike për çaktivizimin e mjeteve shpërthyese, të cilët po kontrollojnë disa automjete. Një dëshmitar tha se policë të armatosur kishin bllokuar hyrjen kryesore të bazës.

Policia e Gloucestershire tha se situata tashmë është nën kontroll, por hetimet vazhdojnë.

Baza ushtarake RAF Fairford përdoret nga Forcat Ajrore të SHBA-së dhe ka një rol të rëndësishëm në operacionet ushtarake amerikane.

Britania i ka dhënë më herët leje SHBA-së që ta përdorë bazën për operacione kundër objektivave raketore iraniane. Pas këtij vendimi, Garda Revolucionare e Iranit kishte paralajmëruar se bazat e përdorura për sulme ndaj Iranit mund të konsideroheshin objektiva.

Qeveria britanike është informuar për incidentin, por ka shmangur komentet e mëtejshme ndërsa hetimi vazhdon.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.