Tifo-grupet e Kosovës protestojnë në Prishtinë kundër vendimit të Hagës

Të gjitha grupet e tifozëve nga Kosova u mblodhën sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku protestuan kundër aktgjykimit dënues ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Të lidhura

None found

Pjesëmarrësit shfaqën pakënaqësinë e tyre përmes flamujve me mbishkrimin “Liria ka emër”.

Mes parullave të thëna gjatë protestës ishte edhe “UÇK nderohet kur Shqipëria bashkohet”.

Marshimi nisi nga Pallati i Rinisë dhe vijoi në drejtim të qendrës së kryeqytetit.

Kjo shënon rastin e parë kur të gjitha tifo-grupet janë bashkuar në një protestë të përbashkët.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë shpalli në shkallë të parë aktgjykimin dënues ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke i dënuar gjithsej me 81 vjet burgim.


Shtuar më 27.09.2026 16:48

Quantcast
sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom