Juventusi ka hyrë në garë me Manchester United dhe Liverpoolin për shërbimet e Alejandro Balde, mbrojtës i majtë të Barcelonës. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja katalanase “Sport”, e cila raporton se bardhezinjtë po monitorojnë me vëmendje situatën e 23-vjeçarit.
Balde, i rritur në akademinë e Barcelonës dhe pjesë e ekipit të parë që nga shtatori i vitit 2021, po kalon një periudhë të vështirë për sa i përket aktivizimit. Në këtë sezon, mbrojtësi spanjoll ka luajtur vetëm 12 minuta, në ndeshjen e La Ligës kundër Racing Santander.
Trajneri Hansi Flick duket se ka preferuar në hierarki Joao Cancelon dhe të riun Xavi Espart, duke bërë që hapësirat për Balden të jenë shumë të kufizuara. Për këtë arsye, ai ishte pranë largimit nga Barcelona gjatë merkatos së verës. Agjenti i tij, Jorge Mendes, kishte nisur gjithashtu punën për t’i gjetur një skuadër të re.
Në fund, Balde qëndroi në “Camp Nou” me synimin për të bindur Flick-un dhe për të përmbysur hierarkinë në krahun e majtë. Megjithatë, situata e tij mund të ndryshojë në merkaton e janarit.
Juventusi dëshiron të përfitojë nga kjo situatë dhe synon ta transferojë mbrojtësin në Torino në formë huazimi, me të drejtë blerjeje. Barcelona, nga ana tjetër, e vlerëson kartonin e Balde-s rreth 30 milionë euro. Kontrata e spanjollit me klubin katalanas është e vlefshme deri në qershor të vitit 2028.
© SYRI.net
Francesco Totti mbush 50 vjeç, Mbret i Romës dhe kapiteni i përjetshëm verdhekuq
Federer vlerëson Sinnerin dhe Alcarazin: Sinner është më i forti, Alcaraz një gjeni
Turqi-Itali, Mancini lë 10 lojtarë në shtëpi, Barella nuk udhëton me ekipinBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: