Pas fitores me Bjellorusinë, kuqezinjtë vijojnë përgatitjet për duelin ndaj San Marinos

Nga Dea Kozma
27 Shtator 2026, 16:51 | Futboll

Nga Bjellorusia te San Marino. Koha për të analizuar dhe për të pushuar është e kufizuar. Pas fitores me bjellorusët në shtëpi, Kombëtarja shqiptare ka zbritur sërish në fushë, këtë herë për të përgatitur ndeshjen e radhës në UEFA Nations League, atë ndaj San Marinos të martën.

Kuqezinjtë zhvilluan seancën e radhës në “Shtëpinë e Futbollit”, me stafin teknik që e përshtati programin sipas ngarkesës së secilit futbollist.

Ata që luajtën ndaj Bjellorusisë u fokusuan te rikuperimi, ndërsa pjesa tjetër e grupit zhvilloi një seancë të plotë, me ushtrime fizike, punë tekniko-taktike dhe skema të ndryshme të lojës, shkruan A2.

Por, kalendari nuk i lë shumë kohë Kombëtares. Të marten, kombëtarja shqiptare do të luajë testin e dytë, këtë herë ndaj San Marinos në transfertën që nuk lejohen justifikimet, por me detyrim janë 3 pikë.

Të hënën në mbrëmje, atje do të mbahet edhe konferenca zyrtare për shtyp, në orën 19:00, një tjetër moment për të mësuar më shumë rreth planeve të kuqezinjve për sfidën e ardhshme.

Dueli Shqipëri-San Marino është i programuar më 29 shtator, në orën 20:45. Pas sfidës me Bjellorusinë, tashmë objektivi është i qartë: një tjetër paraqitje pozitive dhe një hap i rëndësishëm në rrugën e Kombëtares në Nations League.

Objektivi mbetet një dhe i vetëm: vendi i parë në grup. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos