Gazetari Armand Shkullaku ka reaguar me ironi ndaj Edi Ramës, pas monologut të mbajtur në Rinas.
Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, Shkullaku ndalet te deklarata e Ramës për pasurinë e tij, duke vënë në pikëpyetje pretendimin se pas 28 vitesh e 4 muajsh në pushtet, ai ka dalë më i varfër se sa ka hyrë.
‘Se, pas 28 vitesh e 4 muajsh që është në pushtet (ministër, kryetar bashkie, kryeministër), ai paska dalë më i varfër se sa ka hyrë. Sepse më shumë ka dhënë se sa ka marrë’, shkruan Shkullaku.
Gazetari vijon reagimin e tij duke ironizuar edhe qëndrimin e Ramës për akuzat ndaj qeverisë së tij, duke sjellë në vëmendje argumentin se qeveria nuk mund të konsiderohet e korruptuar për sa kohë ka votuar reformën në drejtësi.
‘Se ai dhe qeveria e tij nuk janë hajdutë dhe të korruptuar, sepse kanë votuar reformën në drejtësi’, shkruan ai.
Reagimi i gazetarit Armand Shkullaku:
Nga monologu i Edi Ramës, i paralajmëruar në mënyrë të jashtëzakonshme, mësuam disa gjëra po aq të jashtëzakonshme:
Se, pas 28 vitesh e 4 muajsh që është në pushtet (ministër, kryetar bashkie, kryeministër), ai paska dalë më i varfër se sa ka hyrë. Sepse më shumë ka dhënë se sa ka marrë.
Se ai dhe qeveria e tij nuk janë hajdutë dhe të korruptuar, sepse kanë votuar reformën në drejtësi.
Se bandat, gysët, ronët, çunat e Dubait, investitorët strategjikë të miellit të bardhë, janë shpikje të rivalëve politikë dhe tezgave mediatike.
Se Vlorat, Belat, Beqajt, Erjonët and co., janë përgjegjësi e Irfanit dhe Syrit dhe jo e atij që u ka dhënë pushtet.
Se, në fund të fundit, pas 28 vitesh e 4 muajsh, mund të përsërisësh se s’ka bir nëne e bir kurve të të gjejë lekë të shqiptarëve në xhep dhe këta duhet t’u besojnë betë e tua dhe jo asaj që shohin.
© SYRI.net
VIDEO/ Abilekaj: Rama shmangu gazetarët që të fliste pa filtra, monologu mënyra për të mos iu përgjigjur pyetjeve
Hoti ironizon Ramën: Ministri s’mban përgjegjësi për drejtorin, Kryeministri për ministrin, askush nuk mban përgjegjësi për qeverinë
Spahia: Teatri i Ramës mori fund, i vetmi akt është dorëheqja!