Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj dhe gazetari Ferdinand Samarxhiu janë ndaluar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare të Bllatës në Dibër, teksa ishin nisur për të marrë pjesë në marshin e sotëm në Shkup në mbështetje të krerëve të UÇK-së që u dënuan nga Haga me një total prej 81 vjet burg.

Sipas raportimeve në media, të dy janë ndaluar nga shërbimi sekret i kryeministrit maqedonas me pretendimin se janë rrezik për sigurinë kombëtare. Për ngjarjen është lajmëruar edhe Ali Ahmeti, udhëheqësi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në opozitë në Maqedoninë e Veriut.

Siç raportojne mediat maqedonase emri i Haklajt është futur në të ashtuquajturën “Stop-listë” masë që zakonisht merret nga autoritetet pwr çështje që lidhen me sigurinë publike ose kombëtare.