Kryeministri anuloi konferencën me gazetarët, Berisha: Kapitullim pa kushte i Ramës. Bardhi: Përgjegjësia nuk shmanget
Rama shmangu gazetarët në Rinas, Bardhi: Llogaridhënia nuk negociohet dhe përgjegjësia nuk shmanget 27 Shtator, 15:05 ...
Rama shmangu gazetarët në Rinas, Bardhi: Llogaridhënia nuk negociohet dhe përgjegjësia nuk shmanget 27 Shtator, 15:05 ...
Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit 27 Shtator, 14:55 ...
"Po studiojmë risqet që mund të sjellë në mjedis"/ Rama nga SHBA: Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit, të jasht&...
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 119-të: Besimi fitohet, nuk propagandohet 26 Shtator, 19:24 Protesta kundë...
Biseda, që zgjati rreth 20 minuta dhe ishte takimi i parë dypalësh midis ministrave të Jashtëm të të dy vendeve pas disa vitesh, u organizua, sipas Wadephulit, me ndërmjetësimin e palëve të treta.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, është takuar papritur me homologun e tij rus, Sergej Lavrov, në kuadër të debatit të përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Biseda, që zgjati rreth 20 minuta dhe ishte takimi i parë dypalësh midis ministrave të Jashtëm të të dy vendeve pas disa vitesh, u organizua, sipas Wadephulit, me ndërmjetësimin e palëve të treta.
"Jam kontaktuar nga shumë kolegë të vendeve të tjera dhe më është thënë se Rusia ishte e gatshme për një bisedë”, tha ministri i Jashtëm gjerman në një intervistë për emisionin gjerman të ARD-së, tagesthemen. Sipas tij, shumë prej tyre e këshilluan ta zhvillonte këtë takim dhe madje ia kërkuan një gjë të tillë.
"U kalua një vijë e kuqe"
Përmbajtja e bisedës u përqendrua te pasojat e luftës agresive të Rusisë kundër Ukrainës. Sipas Wadephulit, një nga çështjet kryesore ishte eksporti i drithërave nga Ukraina dhe Rusia.
"Një vend si Egjipti ka nevojë urgjente për diçka të tillë. Ekziston rreziku i urisë”, tha ministri gjerman i Jashtëm. Angazhimi për të garantuar këto eksporte është, sipas tij, gjëja e duhur për t'u bërë.
"Një dron, i cili realisht mund të kishte shkaktuar rrëzimin e avionëve, është vënë në përdorim atje nga duar ruse”, tha Wadephul.
Ai theksoi se ia kishte bërë të qartë Lavrovit se "me këtë është kaluar një vijë e kuqe” dhe se Gjermania pret që një gjë e tillë të mos përsëritet.
"Ne jemi gjithmonë të gatshëm të reagojmë”, paralajmëroi ministri gjerman i Jashtëm.
Qeveria federale gjermane e konsideron Rusinë përgjegjëse për incidentin me një dron të pajisur me lëndë shpërthyese që nuk arriti të shpërthejë në aeroportin Leipzig/Halle, një nyje logjistike me rëndësi të madhe për mbështetjen e Ukrainës.
Sipas Berlinit zyrtar, droni paraqiste një rrezik serioz për trafikun ajror dhe mund të kishte shkaktuar pasoja të rënda. Autoritetet gjermane e lidhin incidentin me veprime ruse dhe e shohin atë si një përshkallëzim të papranueshëm. Së treti, Wadephul tha se i kishte bërë të qartë Lavrovit se mbështetja gjermane për Ukrainën mbetet e palëkundur.
"Kjo mbështetje është plotësisht e pandërprerë”, theksoi ministri i Jashtëm gjerman, duke shtuar se tani është Rusia ajo që duhet të ulet në tryezën e negociatave.
"Nuk ka asnjë justifikim për këtë luftë, e cila po merr jetë të panumërta njerëzish, përfshirë edhe viktima ruse, por mbi të gjitha viktima civile në Ukrainë”, deklaroi Wadephul.
Jo ndryshim i politikës së jashtme gjermane
Sipas ministrit të Jashtëm gjerman, ndërsa Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën përballë agresionit rus.
"Është e drejtë që ne të flasim me njëri-tjetrin”, tha më tej Wadephul. Sipas tij, Rusia aktualisht nuk është e gatshme t'i japë fund luftës kundër Ukrainës.
"Megjithatë, unë besoj se është e drejtë që ne të vazhdojmë të bisedojmë me njëri-tjetrin. Kjo është detyra e ministrive të jashtme dhe e diplomacisë”, theksoi ministri i Jashtëm gjerman.
Pranimin e një bisede të drejtpërdrejtë me Lavrovin, Wadephul nuk e sheh si një ndryshim të kursit në politikën e jashtme gjermane. Gjermania vazhdon të mbrojë të drejtën ndërkombëtare dhe të qëndrojë në krah të Ukrainës. Këtë qëndrim, tha ai, ia bëri të qartë edhe një herë ministrit të Jashtëm rus gjatë takimit.
"E dini, me miqtë nuk negociohet, ndërsa me kundërshtarët duhet të negociohet. Ky është një nga parimet themelore të politikës së jashtme dhe ai vlen edhe në këtë rast”, tha Wadephul.
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, e vuri menjëherë në pikëpyetje dobinë e takimit dhe tha se nuk kishte parë asnjë përparim konkret. Në një deklaratë për agjencinë gjermane të lajmeve dpa, Lavrov u shpreh se nëse shihen deklaratat e përditshme publike të Berlinit, nuk kam dëgjuar asgjë ndryshe. Sipas tij, qëndrimet e paraqitura nga pala gjermane ishin tashmë të njohura dhe nuk sollën asgjë të re.
“Mund të më kishin telefonuar thjesht”, shtoi kryediplomati rus.
Fjalim mbi rreziqet e inteligjencës artificiale
Wadephul kishte udhëtuar në Nju Jork si përfaqësues i kancelarit federal Friedrich Merz. Në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ai u përqendrua te rreziqet që vijnë nga zhvillimi jashtëzakonisht i shpejtë i inteligjencës artificiale.
Ministri i Jashtëm gjerman paralajmëroi se përparimi i vrullshëm i teknologjive të inteligjencës artificiale sjell jo vetëm mundësi të mëdha, por edhe sfida serioze për sigurinë, stabilitetin dhe rendin ndërkombëtar.
"Së bashku, vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara duhet të sigurojnë që inteligjenca artificiale t’i shërbejë dinjitetit njerëzor”, theksoi Wadephul në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së./DW
Foto ilustruese LITUANI- Lituania ka nisur një stërvitje të gjerë për përgatitjen ndaj një krize të mundshme të...
foto ilustruese ANGLI- Një rast që filloi në orët e para të mëngjesit të së dielës si një alarm policor p...
Pamje nga Oleshki UKRAINA- Oleshki në jug të Ukrainës, dikur ishte një qytet i qetë pranë lumit Dniepër, me shtëpi...
Pamje nga sulmi JEMEN- Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur, mes tyre edhe fëmij&...
OpenAI SHBA- Agjentët e inteligjencës artificiale të OpenAI kanë skanuar më shumë se 16 mijë herë një faqe i...
RAF Fairford BRITANI E MADHE- Pesë persona janë arrestuar nga autoritetet britanike nën dyshimin se po përgatitnin një akt terrori...
Pedro Sánchez SPANJA- Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka deklaruar se qeveria e tij po punon intensivisht për të paraqitur nj...
Zjarrfikësit në një treg të dëmtuar pas sulmeve me dronë të Rusisë në Zaporizhja të Ukrainës më 26...
Një bombardues amerikan në bazën ajrore RAF Fairford. Fotografi ilustruese nga arkivi. Policia britanike ka arrestuar disa persona nën ...
Joe Wilson SHBA- Kongresisti republikan amerikan, Joe Wilson, i bëri thirrje Partisë Popullore Evropiane (PPE) që t’ia heqë statu...