Vjedhje në Çair, autorët marrin pajisjen e kamerave nga stacioni teknik

Një rast i pazakontë vjedhjeje është regjistruar në një stacion për kontroll teknik në zonën e Çairit.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave të policisë, ngjarja ka ndodhur nga ora 15:00 e datës 26 shtator deri në orën 02:42 të 27 shtatorit.

Persona të paidentifikuar kanë depërtuar me forcë në objektin që ndodhet në rrugën “Aleksandar Urdarevski”. Nga zyra e drejtuesit, ata kanë marrë vetëm pajisjen marrëse të sistemit të video-mbikëqyrjes.

Autorët kanë thyer gjithashtu hyrjet e një ekspoziture bankare dhe të zyrës së MPB-së, të cilat ndodhen brenda të njëjtit objekt. Megjithatë, nga këto dy ambiente nuk është konstatuar vjedhja e asnjë sendi.

“Më 27.09.2026, në orën 02:42, në SPB Shkup është raportuar se në periudhën nga ora 15:00 e datës 26.09.2026 deri në momentin e raportimit, me forcë është hyrë në objektin e një stacioni për kontroll teknik në rrugën “Aleksandar Urdarevski”, në zonën e Çairit, dhe nga zyra e drejtuesit është marrë pajisja marrëse e sistemit të video-mbikëqyrjes. Nëpunësit policorë kanë dalë në vendngjarje, ku është konstatuar se me forcë është hyrë edhe në një ekspoziturë të një banke, si dhe në zyrën e MPB-së, të cilat ndodhen në kuadër të objektit, por nuk është marrë asgjë. Është kryer këqyrja në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njoftoi MPB.


Shtuar më 27.09.2026 17:15

Quantcast
sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom