
Beteja e Otonetës u zhvillua më 27 shtator 1446 në Dibrën e Sipërme në Shqipëri. Komandanti osman, Mustafa Pasha, u dërgua në Shqipëri, por u përball me Skënderbeun.
Prapaskena
Shpejt pasi Skënderbeu bashkoi zotërit shqiptarë më 2 mars 1444, Perandoria Osmane dërgoi forca për të shuar kryengritjen. Ushtria e parë e dërguar, u mund në qershor të të njëjtit vit në betejën e Torviollit. Një forcë tjetër u dërgua një vit më vonë, por u mund përsëri nga shqiptarët në betejën e parë të Mokrës. Pasi vendosi marrëdhënie diplomatike me shumë fuqi të mëdha evropiane, sulltan Murati II rifilloi fushatën e tij për të shtypur të gjithë rezistencën e mbetur në Ballkan.
Beteja
Ndërsa Murati II përgatiste forcat e tij për të filluar një fushatë kundër Perandorisë Bizantine në Peloponez, ai dërgoi një forcë prej 15,000 kalorësish nën Mustafa Pashën drejt Shqipërisë. Plani osman ishte të bënin një luftë humbjesh, me plaçkitje dhe terror kundrejt popullsisë vendase, duke shmangur kështu betejat e hapura.
Mustafa Pasha e ndau forcën e tij në dy pjesë, duke e dërguar njërin kontigjent në luftime dhe duke e mbajtur tjetrin në një pozicion të fortifikuar në Otonetë. Kur Skënderbeu mësoi se ushtria osmane ishte e ndarë, ai sulmoi kontingjentin në Otonetë me 5 000 burra. Kampi kaloi në kaos teksa shqiptarët sulmuan, "duke e kthyer atë në një kasaphanë".
Pasojat
5,000 ushtarë osmanë u vranë dhe 300 të tjerë u zunë rob. I gjithë kampi dhe furnizimet e tij ranë në duart e shqiptarëve. Pas kësaj disfate, Murati II urdhëroi Mustafa Pashën të mbronte kufirin dhe të mos kryente asnjë veprim ofensiv që mund të shkaktonte një disfatë tjetër. ©LAPSI.al