Kryeministri Edi Rama tha se nuk do të pranohet linçimi publik i personave nën hetim, duke ngritur shqetësimin për rrjedhjen e sekretit hetimor në media.

“Askush nuk mund të pretendojë që sekretet hetimore t’i ruajnë mediat, sepse mediat ekzistojnë për të zbuluar jo për të mbuluar. Prandaj problemi nuk nis tek zëdhënësit informalë të oborrit të drejtësisë nëpër ekrane. Ata përdoren si gazetarë nga prokurorë apo gjykatës të caktuar, për t’i shpallur njerëzit fajtorë pa filluar ende gjyqi - njësoj si në një diktaturë, ku pasi mbarojnë punë mjetet e propagandës, gjyqi mbetet vetëm një formalitet. Prandaj ky problem gjithnjë e më shqetësues, i cili nis te paligjshmëria e ligjëruar brenda oborrit të drejtësisë, ku sekreti hetimor shpërdorohet për të linçuar, poshtëruar, nënshtruar e dënuar publikisht njeriun përpara se ta gjykojë gjykata, nuk mund të anashkalohet më tej", tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Arresti i Hysenit, Rama: Masë ekstreme, por përballë drejtësisë do jetë e vetme! Ekspozimi i SHISH, dëm i madh! Dorëheqje? Asgjë s’më ndal, korrupsioni po goditet (VIDEO)