Ndër sjelljet që ngjallin më shumë pakënaqësi gjatë udhëtimeve ajrore janë edhe rastet kur pasagjerët heqin këpucët dhe qëndrojnë zbathur në kabinën e avionit.
Të lidhura
None found
Fotografitë dhe videot e këtyre situatave, të publikuara në rrjetet sociale, shpesh bashkojnë përdoruesit në kritika të ashpra. Në disa raste, pamjet bëhen virale për shkak të veprimeve veçanërisht të pazakonta.
Në tetor të vitit të kaluar, artistja nga Bostoni, Ashley Eisenman, ndau një video ku shfaqej një burrë që gjatë gjithë fluturimit njëorësh mbante këmbën e zbathur në hapësirën pranë sediljes së saj. Këmba ndodhej vetëm disa centimetra larg krahut të Eisenman, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.
Pas kësaj përvoje, ajo reagoi në rrjetet sociale duke thënë se pasagjeri “duhej të ishte menjëherë në listën e personave që nuk lejohen të fluturojnë”.
Një fluturim njëorësh nga Reno në San Francisko mund të jetë mjaft i parehatshëm në një situatë të tillë, por shqetësimi bëhet edhe më i madh gjatë udhëtimeve të gjata, si ai nëntëorësh nga Cyrihu drejt Nju Jorkut.
Një përdoruese e Reddit-it tregoi se po përballej me këtë problem gjatë një udhëtimi të tillë. Ajo publikoi një fotografi të këmbëve të zbathura të një pasagjeri dhe shkroi: “Kam edhe nëntë orë fluturim përpara.”
Sjellje të tilla nuk shfaqen vetëm në klasën ekonomike.
“Passenger Shaming”, një faqe në Instagram e njohur për publikimin e veprimeve të pazakonta të udhëtarëve, ka postuar edhe një video nga klasa e parë. Në të, një grua shihet e shtrirë në shpinë, ndërsa të dyja këmbët e saj të zbathura janë mbështetur në murin e avionit.
