web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Marshime në Shkup për UÇK-në/ Ali Ahmeti: Gjyq mbi akuza të fabrikuara nga Beogradi dhe Moska

27 Shtator 2026, 17:27, Kosova & Bota CNA

Marshime në Shkup për UÇK-në/ Ali Ahmeti: Gjyq mbi akuza

Këtë të diel, në Shkup, u mbajt një marshim paqësor në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së, ndaj të cilëve Gjykata e Hagës caktoi 81 vite burgim në total.

Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ndarë pamje nga marshimi dhe një reagim, përmes një postimi në rrjetet e tij sociale.

Marshime në Shkup për UÇK-në/ Ali Ahmeti: Gjyq mbi akuzaMarshime në Shkup për UÇK-në/ Ali Ahmeti: Gjyq mbi akuza

Ahmeti shkruan se marshimi kishte një kërkesë të qartë, atë të lirisë për ish-krerët e UÇK-së.

Sipas kreut të BDI-së, ata që luftuan për lirinë e Kosovës nuk mund të gjykohen mbi akuza të fabrikuara dhe narrativave të ndërtuara nga Beogradi e Moska.

“Sot në Shkup, njëjtë si në Prishtinë dhe në qytete të tjera, u mbajtën marshime paqësore e protestuese në mbështetje të çlirimtarëve dhe me një kërkesë të qartë: Liri për çlirimtarët! Liri për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Ata që luftuan për lirinë e Kosovës nuk mund të gjykohen mbi akuza të fabrikuara dhe narrativave të ndërtuara nga Beogradi e Moska. Drejtësia duhet të mbështetet në të vërtetën, në fakte dhe në një proces të drejtë. Sot, zëri i mijëra qytetarëve nga Shkupi, Prishtina dhe qytetet tona ishte një: drejtësi për çlirimtarët dhe liri për ata që luftuan për lirinë tonë”,-shprehet Ahmeti./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga