Trump për arrestimet pranë RAF në Britaninë e Madhe: “Zhvillim fantastik”, po planifikonin të shkaktonin dëm të madh (VIDEO)

27 Shtator 2026 | 17:32

Presidenti amerikan Donald Trump ka mirëpritur arrestimin e pesë burrave në Britani, të dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist pranë bazës ajrore RAF Fairford, duke e cilësuar operacionin si një zhvillim “fantastik”.

Duke folur për disa minuta me gazetarët në Illinois, Trump përshëndeti operacionin e autoriteteve britanike dhe pretendoi se personat e arrestuar “po planifikonin të shkaktonin dëm të madh”.

Trump tha se bashkëpunimi mes Uashingtonit dhe Londrës “funksionoi shkëlqyeshëm”, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi rolin e agjencive amerikane në këtë rast.

“Ne i kemi ndjekur ata për një kohë të gjatë dhe më në fund i kapëm”, tha presidenti amerikan.

Sipas një deklarate të policisë, ngjarja nisi rreth orës 00:45 të së dielës, kur autoritetet morën një telefonatë për tre automjete të dyshimta që po lëviznin në drejtim të RAF Fairford.

Policia e armatosur mbërriti në zonë dhe arrestoi pesë burra, të cilët dyshohen për përgatitjen e një akti terrorist.

Rreth automjeteve të dyshimta është vendosur një perimetër sigurie prej 400 metrash, ndërsa një njësi speciale e ushtrisë britanike për asgjësimin e eksplozivëve po i kontrollon ato.

Policia e ka cilësuar rastin si një “incident të madh”, ndërsa ka theksuar se beson se situata është nën kontroll.

Si masë paraprake, 85 banesa janë evakuuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rusia rrit taksat për konsumatorët, Kremlini kërkon më shumë financime për luftën në Ukrainë

Qeveria ruse ka vendosur të rrisë taksat për konsumatorët, në një përpjekje për të siguruar më shumë të ardhura për financimin e luftës në Ukrainë....
16:57 | 27/09/2026

Irani: Presim përgjigjen përfundimtare të SHBA-së për rihapjen e Hormuzit

Irani thotë se po pret përgjigjen “përfundimtare” të Shteteve të Bashkuara ndaj propozimit të tij për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, pavarësisht se presidenti amerikan...
16:31 | 27/09/2026

Detaje nga incidenti me eksplozivë pranë bazës RAF në Britani, arrestohen 5 persona dhe evakuohen 85 familje

Policia britanike ka arrestuar pesë persona të dyshuar për vepra të rënda penale me eksplozivë, pas një “incidenti të madh” pranë një baze të Forcave...
15:51 | 27/09/2026