Pas zhurmës së madhe që u bë për dorëheqjen e Ramës, Muli e pa të udhës të bënte një përpjekje për të qetësuar demokratët pse Rama nuk dha dorëheqje sot.
-Duhet të bëjmë diçka, i tha Lelos. -Duhet t'i qetësojmë demokratët.
-E kemi të thjeshtë, - i tha Lelo. - Kemi disa argumente.
-Fillo!
-E para, nuk ka asnjë fakt që doktori t'u ketë thënë demokratëve se Rama do të japë dorëheqje në Rinas. Nuk e ka këtë kulturë doktori. Nuk pret që Rama të ikë. Ai do ta dëbojë.
-E dyta, që ka shumë rëndësi, është se lajmi i dorëheqjes u dha nga flamingot dje. Doktori nuk bën aleancë me ta për pushtetin. Do të ishte tradhti ndaj demokratëve nëse ai do t'i bashkohej korit të tyre.
-Kjo ka shumë rëndësi, -tha Muli.
-Jo, -i tha Lelo. - Më rëndësi se gjithçka ka fakti që Rama nuk kishte kujt t'ia jepte dorëheqjen, pasi ai po udhëton për në Strasburg. Si mund të jepte dorëheqje Rama, kujt t'ia linte Shqipërinë? Ky është argumenti kryesor që duhet t'u themi demokratëve. Nuk mund t'i jepte dorëheqjen në Rinas, ndërkohë që Doktori po nisej nga Rinasi.
-Kjo gjë është fantastike, -tha Muli, -por kam frikë mos e nxjerrim Ramën pak si burrë të mirë në raport me Doktorin.
-Epo, një meritë duhet t'ia njohim: ai ose ia lë Doktorit pushtetin, ose bëhet qameti. Këtë ta dijë çdo demokrat.
-Kjo është ajo që më duhet, - tha Muli.
Lini një Përgjigje