Muriqi në krye të sulmit! Ja formacioni i Kosovës përballë Austrisë
Kosova zbret sonte në fushë për ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve, ku në Vjenë do të përballet me Austrinë. Sfida nis në orën 18:00, ndërsa të dyja skuadrat vijnë pas fitoreve në ndeshjet hapëse.
Austria mposhti Izraelin me rezultatin 3-1, ndërsa “Dardanët” siguruan tri pikët përballë Irlandës, falë fitores minimale 1-0.
Trajneri i Kosovës, Foda, ka bërë dy ndryshime në formacionin titullar. Albian Hajdari mungon për shkak të dëmtimit, me vendin e tij që merret nga Ron Raçi. Ndërkohë, Ermal Krasniqi starton në vend të Edon Zhegrovës.
Formacioni i Kosovës:
Muric; Raçi, Dellova, Krasniqi; Gallapeni, Avdullahu, Hoxha, Vojvoda; Krasniqi, Zabërgja; Muriqi.
Formacioni i Austrisë:
Zawieschitzky; Veratschnig, Affengruber, Danso, Wöber; Schlager, Seiwald; Wimmer, Wanner, Schmid; Adamu.
Kosova synon një tjetër rezultat pozitiv për të vijuar me ritëm të plotë aventurën në Ligën e Kombeve.




