Një stuhi e fuqishme nor’easter ka përfshirë bregun lindor të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar përmbytje, ndërprerje të energjisë elektrike dhe kaos në transport.
Sipas Reuters, më shumë se 400 fluturime janë anuluar, ndërsa mijëra të tjera janë vonuar për shkak të kushteve të rënduara atmosferike. FlightAware raportoi 445 anulime dhe mbi 3 mijë vonesa në aeroportet amerikane gjatë së shtunës.
Stuhia ka goditur zonën nga Uashingtoni deri në Maine, me reshje të dendura, erëra të forta dhe përmbytje përgjatë zonave bregdetare. Në disa rajone, më shumë se 100 mijë banesa dhe biznese mbetën pa energji elektrike në kulmin e motit të keq.
New York, New Jersey dhe Connecticut kanë marrë masa emergjente, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se kushtet e rrezikshme, përfshirë përmbytjet bregdetare, dallgët e forta dhe erërat e fuqishme, pritet të vijojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim.













