Orteku në Himalaje lë të zhdukur 10 alpinistë nepalezë

Dhjetë alpinistë nepalezë rezultojnë të zhdukur pasi një ortek përfshiu një strehë në Himalaje, ku ata po përgatiteshin për një ekspeditë malore.

Të lidhura

None found

Autoritetet në Nepal bëjnë me dije se grupi përbëhej nga udhërrëfyes nepalezë. Ata ndodheshin në një pikë grumbullimi pranë majës së Himalung Himal, në distriktin Manang, kur orteku zbriti të dielën në mëngjes.

Alpinistët ishin dërguar në zonë përpara mbërritjes së ekspeditës së huaj, me detyrën për të ngritur strehën, organizuar itinerarin dhe vendosur litarët përgjatë malit. BBC

Himalung Himal ka një lartësi prej 7,126 metrash dhe shtrihet pranë kufirit mes Nepalit dhe Tibetit. Gjatë ditëve të fundit, parashikimet meteorologjike kishin sinjalizuar reshje të forta dëbore në zonën e majës.

Moti i rënduar ka vështirësuar përpjekjet për kërkimin dhe shpëtimin e të zhdukurve. Për shkak të kushteve atmosferike, helikopterët dhe ekipet e emergjencës nuk kanë arritur të shkojnë në vendin e goditur nga orteku.

Rreziku i ortekëve ka detyruar gjithashtu alpinistët të largohen nga mali Manaslu, i cili renditet si maja e tetë më e lartë në botë.

Ngjarja ndodhi rreth dy muaj pas ortekut në Broad Peak të Pakistanit, ku jetën e humbën gjashtë persona. Në mesin e viktimave ishte edhe alpinisti i njohur britaniko-nepalez Nirmal Purja.

Pasojat e motit ekstrem janë ndier edhe më në jug, në shtetin indian të Uttar Pradesh, ku autoritetet lokale raportojnë mbi 50 viktima.


Shtuar më 27.09.2026 17:45

Quantcast
sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaPusulabet girişPusulabet girişPusulabet girişPusulabetPusulabetPusulabetPusulabetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom