Pas takimit Trump-Xi, dy pandat gjigante mbërrijnë nga Kina në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (VIDEO)

27 Shtator 2026 | 17:50

Dy pandat gjigante të dërguara nga Kina mbërritën në Shtetet e Bashkuara të enjten, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, pas samitit të zhvilluar në Uashington mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping.

Ping Ping, gjashtë vjeç, dhe Fu Shuang, i cili do të mbushë gjashtë vjeç muajin e ardhshëm, u nisën nga Aeroporti Ndërkombëtar Chengdu-Shuangliu në orën 03:00 sipas kohës lokale. Pas një fluturimi 16-orësh, ata mbërritën në Atlanta të Xhorxhias pak para orës 07:00 sipas kohës lokale, raportoi Xinhua.

Avioni Boeing 777, i operuar nga kompania FedEx, ishte një nga fluturimet më të ndjekura në platformën FlightRadar24 teksa i afrohej Alaskës gjatë udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara.

Dy pandat do të qëndrojnë për dhjetë vitet e ardhshme në Kopshtin Zoologjik të Atlantës.

Para nisjes së tyre, Baza Kërkimore e Mbarështimit të Pandave Gjigante në Chengdu zhvilloi një ceremoni lamtumire në nder të dy kafshëve.

Pala amerikane dërgoi kujdestarë me përvojë për t’i shoqëruar pandat gjatë fluturimit, raportoi “Global Times”.

Në pritje të mbërritjes së tyre, Kopshti Zoologjik i Atlantës rinovoi mjediset ku do të qëndrojnë pandat dhe ngriti një ekip të dedikuar për kujdesin ndaj tyre.

Kopshti Zoologjik ka siguruar gjithashtu një furnizim të qëndrueshëm dhe afatgjatë me bambu, i cili rritet lokalisht në Atlanta. Klima e qytetit është e ngjashme me atë të Chengdu-së, duke krijuar kushte të përshtatshme për kultivimin e ushqimit të preferuar të pandave.

Transferimi i dy kafshëve është rezultat i një marrëveshjeje të arritur në vitin 2025 dhe u njoftua të enjten nga presidenti kinez Xi Jinping gjatë vizitës së tij në Uashington, ku zhvilloi një takim me homologun amerikan Donald Trump.

Panda gjigante është jashtëzakonisht e njohur në të gjithë botën dhe Kina i ka përdorur prej vitesh këto kafshë si një mjet diplomatik për të forcuar marrëdhëniet me vende të tjera, përmes dhënies së tyre me hua.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump për arrestimet pranë RAF në Britaninë e Madhe: “Zhvillim fantastik”, po planifikonin të shkaktonin dëm të madh (VIDEO)

Presidenti amerikan Donald Trump ka mirëpritur arrestimin e pesë burrave në Britani, të dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist pranë bazës ajrore RAF Fairford,...
17:32 | 27/09/2026

Rusia rrit taksat për konsumatorët, Kremlini kërkon më shumë financime për luftën në Ukrainë

Qeveria ruse ka vendosur të rrisë taksat për konsumatorët, në një përpjekje për të siguruar më shumë të ardhura për financimin e luftës në Ukrainë....
16:57 | 27/09/2026

Irani: Presim përgjigjen përfundimtare të SHBA-së për rihapjen e Hormuzit

Irani thotë se po pret përgjigjen “përfundimtare” të Shteteve të Bashkuara ndaj propozimit të tij për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, pavarësisht se presidenti amerikan...
16:31 | 27/09/2026