Vuçeviq reagon pas arrestimit të 9 serbëve: Serbia nuk do të heshtë

Ish-kryeministri i Serbisë dhe kreu i Partisë Përparimtare Serbe, Millosh Vuçeviq, ka reaguar ashpër pas arrestimit të nëntë serbëve në Zubin Potok, të cilët dyshohen për përfshirje në krime lufte.

Të lidhura

None found

Në një postim në rrjetin social X, Vuçeviq ka mbrojtur personat e ndaluar, duke pretenduar se arrestimi i tyre ishte i padrejtë dhe se ata po përndiqen për shkak të përkatësisë etnike.

Sipas tij, operacioni policor, ku pretendohet se janë arrestuar nëntë persona, mes tyre edhe një 90-vjeçar, ka për qëllim të krijojë “një atmosferë frike” në mesin e serbëve në veri të Kosovës.

Vuçeviq ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se përdorimi i akuzave për krime lufte është pjesë e një “fushate politike” dhe një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga aktgjykimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka deklaruar se Partia Përparimtare Serbe dhe shteti serb janë në mbështetje të familjeve të të arrestuarve, të cilëve, sipas tij, u është siguruar edhe ndihmë juridike.

“Po i themi Prishtinës dhe komunitetit ndërkombëtar se askush nuk do ta frikësojë popullin serb dhe se nuk do të qëndrojmë të heshtur”, ka shkruar Vuçeviq.


Shtuar më 27.09.2026 17:53

Quantcast
sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaPusulabet girişPusulabet girişPusulabet girişPusulabetPusulabetPusulabetPusulabetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom