“Në emër të Këshillit Bashkiak”, por firmat janë të këshilltarëve të PS-së. Kështu e cilëson Ilir Alimehmeti, këshilltar bashkiak i opozitës në Tiranë, atë që e quan një tjetër përpjekje të socialistëve për të fshehur përgjegjësinë politike pas një institucioni kolektiv.
Në një deklaratë për Syri TV, me moderator Edvin Parrucën, Alimehmeti e vë theksin te absurdi i thirrjes së kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj për të qenë i pranishëm në sallën e Bashkisë, ndërsa kërkesa mban firmat e këshilltarëve të PS-së dhe paraqitet publikisht si kërkesë “në emër të Këshillit Bashkiak”. Ai thotë se të njëjtat firma janë përdorur më herët edhe për shkarkimin e Veliajt, duke ngritur pikëpyetje mbi qëndrimet dhe përgjegjësinë e këshilltarëve socialistë.
Alimehmeti: Është e disata herë që PS fshihet pas gishtit, thotë ‘kërkesë në emër të Këshillit Bashkiak’ por nuk është e vërtetë pasi është kërkesë e PS. Këshilltarët e PS kanë firmosur në këtë kërkesë. Ishin po të njëjtit këshilltarë të PS që kurrë nuk kanë ngritur Komisionin e Kontrollit të Brendshëm Financiar të bashkisë sa kohë ishte Erion Veliaj aty duke e lënë të vijonte abuzimet. Ishin po të njëjtët këshilltarë bashkiak të PS që votonin dhe nuk bënin asnjë pyetje se ku shkonin paratë e shqitparëve dhe pse abuzoheshin në këtë mënyrë. Ishin po të njëjtët këshilltarë bashkiak të cilët kur i kërkuam që të bëhej mbledhje e jashtëzakonshme kur arrestua Veliaj që të flasim si do të drejtohej kjo bashki, nuk e bënë kurrë. Ishin po të njëjtët këshilltarë të PS që me urdhër të Ramës në selinë e PS u detyruan që të firmosnin për shkarkimin e Erion Veliajt dhe ishin po të njëjtët këshilltarë të PS që mban Gjykata Kushtetuese, pastaj u shpreh filluan të kërkonin që ai të ishte i pranishëm në sallë. Janë puro vegla si të dojë Edi Rama t’i sjelli kështu rrotullohen edhe ata dhe vejnë firmat herë për shkarkim dhe herë për afrim të kryetarit të bashkisë pasi derisa Gjykata Kushtetuese e mban në pozicionin e kryetarit të bashkisë, ne kështu do ta quajmë.
E gjitha kjo ndodh në kurrizin tonë, të qytetit dhe në kurriz të qytetarëve të Tiranës. Nuk na intereson a është i pranishëm apo nuk është i pranishëm, a do e nxjerri apo s’do e nxjerri, pasi të jemi të qartë, Edi Rama e futi Brenda, Edi Rama e mban.
Në këtë moment ne kemi një qytet që për shkak të abuzimeve që ka bërë PS me eksponentët e saj Rama dhe Veliaj dhe për shkak të situatës së abuzimit kaq të madh që ka bërë dhe për shkak të kësaj situate të kapjes së drejtësisë që nuk dinë si ta sjellin, kanë krijuar një situatë që kryetari i bashkisë është në burg, po nga krahu tjetër është në fuqi por nga krahu tjetër nuk ka një nënkryetar deleguar me fuqi për të ecur përpara bashkia dhe bashkia dhe të gjithë ne kemi ngecur. Janë bllokuar të gjitha të dhënat. Dhe kjo nuk është çështja që do jetë apo nuk do jetë i pranishëm në mbledhje. Në mbledhje ka detyrim të jetë i pranishëm një person që përfaqëson ekzekutivin, o kryetari i bashkisë o një nënkryetar i deleguar me firmën e tij, pasi ne kemi pyetje për të bërë, disktuime, duhet të mbajë përgjegjësi ky person që për hir të tij dhe për stafit të tij, kjo Tiranë është këtu ku është. Pastaj ta zgjidhi ligji se kush është i pranishëm.
Kjo tregon shumë qartë frikën që kanë dhe ngurrimin që ka PS dhe këshilltarët e PS që thonë ‘në emër të Këshillit Bashkiak’. Jo është e pavërtetë dhe e padrejtë që Megi Fino që është kryetare e Këshillit Bashkiak ta përdori këtë term. T’i bëjë të qarta firmat, t’i shohin të gjithë emrat e njerëzve që kanë firmosur dhe ballafaqoheni me firmat e emrave që kanë kërkuar shkarkimin e Erion Veliajt. Do vini re që janë po të njëjtat firma, që do të thotë që në varsi si firshkëllen Edi Rama dhe këta shkojnë nga mbrapa.
© SYRI.net
Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin
SYRI TV/ Skandali i SHISH, Rama largon përgjegjësinë nga vetja: Përgjegjësia është individuale
VIDEO/ Mal Berisha-Ramës: Të quash Biden tradhtar është fyese, ai është një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës