LIVE UPDATES
Politike

"Ka gjurmë që ulërasin shkeljet e tij"/ Pas deklaratës së kryeministrit Rama, reagon Tedi Blushi: Ka marrë peng gjithë shtetin, firmosi dhënien e bonusit prej 8%...

Sipas tij, kryeministri në kundërshtim me çdo ligj ka firmosur dhënien e bonusit prej 8% të pikëve kompanisë Integrated Energy BV sh.p.k. për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, në momentin kur kompania nuk ekzistonte.

27 Shtator 2026, 17:45 Nga G.M
"Ka gjurmë që ulërasin shkeljet e tij"/ Pas
Tedi Blushi

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të vendit Edi Rama. Ai ka kundërshtuar fjalët e kryeministrit se nuk ekziston asnjë vendim apo firmë që e implikon në shkelje të ligjit, duke ngritur dy çështje të cilat, sipas tij, lidhen drejtpërdrejtë me firmat e kryeministrit.

Në reagimin e tij ai ka përmendur bonusin e dhënë për kompaninë 'Intergrated Energy BV' së bashku me procedurën për koncesionin e inceneratorit të Elbasanit. Sipas tij, kryeministri në kundërshtim me çdo ligj ka firmosur dhënien e bonusit prej 8% të pikëve kompanisë Integrated Energy BV sh.p.k. për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, në momentin kur kompania nuk ekzistonte.

Sakaq, çështja e dytë që ngre sekretari i Përgjithshëm i PL-së lidhet me inceneratorin e Elbasanit ku pretendon se kryeministri Rama ka firmosur për negocimin pa shpallje të kontratës koncesionare për ndërtimin e inceneratorit edhe pasi  procedura e përzgjedhur për dhënien e këtij koncesioni ishte e paligjshme. Në përfundim, Blushi është shprehur me tone të ashpëra se asnjë bandit nuk vetëndalet me ndërgjegje në kriminalitetin e vet, duke shtuar së nuk pret dorëheqjen e kryeministrit dhe bën thirrje për largimin e tij nga pushteti.

Reagimi i plotë:

Edi Rama vërtetoi sot jo vetëm kartelën e tij klinike, por edhe papërgjegjshmërinë e një kleptomani dhe arrogancën e një banditi, që drejton me gjakftohtësi organizatën kriminale, që ka marrë peng të gjithë shtetin.
Ky mashtrues i pacipë, që sfidoi sot këdo duke pretenduar se nuk ekziston asnjë vendim apo firmë e tij në shkelje të ligjit, ja ku i ka dy gjurmë, që ulërasin në dritën e diellit.

1. Edi Rama, në kundërshtim me çdo ligj në fuqi, më 7.12.2016 firmosi dhënien e bonusit prej 8% të pikëve kompanisë Integrated Energy BV sh.p.k. për procedurën konkurruese për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Por, në fakt, kjo kompani NUK EKZISTONTE në momentin kur Kryeministri firmosi bonusin që e favorizonte atë në procedurën konkurruese.

2. Edi Rama ka firmosur, në kundërshtim me ligjin “Për koncesionet dhe Partneritetin Publik/Privat”, për negocimin pa shpallje të kontratës koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, edhe pasi Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, ishte njoftuar zyrtarisht nga Drejtori i Agjencisë së Prokurimeve Publike, z. Eduard Ahmeti, se procedura e përzgjedhur për dhënien e këtij koncesioni (negocimi pa shpallje) ishte e paligjshme.
Askush të mos lodhet duke pritur dorëheqjen e tij dhe as të mos ngjiret me kërkesën për largimin e vullnetshëm të tij nga pushteti.

Asnjë hajdut nuk vjedh për t’ia dorëzuar më pas plaçkën policisë. Asnjë bandit nuk vetëndalet me ndërgjegje në kriminalitetin e vet. Shporrja, dhe vetëm shporrja, është e vetmja zgjidhje që duhet ta marrin në dorë shqiptarët! Ky është i vetmi ilaç për shpëtimin e Republikës, të marrë peng nga një i sëmurë mendor, kleptoman dhe mafioz i pandreqshëm!/Dosja.al

tedi blushi edi rama

Sondazh

Poll

Rama: S’ka një provë të vetme që një bir nëne të ketë një qindarkë të tijen në xhepin tim

Rama: S’ka një provë të vetme që një bir nëne të ketë një qindarkë të tijen në xhepin tim

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Rama: Asgjë nuk do të më ndalë

Reforma në Drejtësi/ Rama: Pa mua, SHBA-ja dhe BE-ja do kishin bërë Noc Rrokun

Rama sulmon 2 televizione: Lavatriçe mediatike, kanë marrë peng një Prokurori

Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit

Rama bën ironi me Opozitën: Qeveria gjykohet nëse lë drejtësinë të bëjë punën

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama: Llogaria e hapur me drejtësinë është çështje personale

Rama u turret mediave dhe SPAK: Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë

Rama i përgjigjet opozitës dhe sulmon mediat: Emërimi i Hysenit në SHISH u bë pasi...

"Arrestimi i Hysenit shtangu partnerët"/ Rama: Mbrojtja e institucioneve, detyrë e shtetit

Rama sulmon mediat: SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh që duhej parandaluar

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama i del në mbrojtje: Ishte masë ekstreme

Xing në Rinas/ Rama vjen nga SHBA, Berisha largohet për në Strasburg

Çfarë po ndodh në Rinas? Rama lë gazetarët jashtë dhe anulon konferencën...

Me destinacion Greqinë, kapen 90 kg drogë në Kakavijë

Arrestohet 66-vjeçari në Fier, i gjendet automatik dhe nje 'Benz' i trafikuar nga Britania

Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, goditen disa grupe! 31 të arrestuar, 14 të tjerë në kërkim

Kreu i PD: Nuk jam ftuar as për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri: SHBA do të japë një ndihmë substanciale

Berisha: Provat direkte më të mëdha i kam për Edi Ramën, por SPAK nuk guxon ta thërrasë

Berisha: Ai është armik i egër i Kosovës, tani po përhap shpifje të ulëta kundër Vetëvendosjes

Berisha: Dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij

Berisha: Vlora Hyseni është kthyer për tu dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan

Operacioni i SPAK në Shkodër,momenti i arrestimit të50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë,Bledar Çafi

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

I dënuar me6vjet burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike,kapet në Fushë Krujë 41-vjeçari

Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave, dorëzon letrat kredenciale

Aktivistja përplaset me deputetin: Qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që ka guxim të dalë përballë...

“Nesër më shumë"/ Mbyllet protesta e 118-të: Arrestoni Ramën

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Rama mbajti fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por salla ishte pothuajse bosh

Arben Kola: Kryeministri qëndron në dhomë 15 mijë dollarë nata, ndërsa spitalet janë pa ilaçe

Rama: Pa një botë të përbashkët nuk mund të ketë Kombet e Bashkuara

Asambleja e OKB/ Rama: Jemi kundër kufizimit të IA, nevojiten sisteme kundër manipulimeve

Rama në OKB: Liria e shprehjes po kërcënohet nga përdorimi si armë i ‘fuqisë së shpërndarjes’

Rama: Algoritmi aktivizoi urrejtjen! Qytetarët protestuan kundër një armiku fantazmë

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Ne jemi të parët në botë me “Diellën”

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Shqipëria po përjeton të ardhmen që të tjerët ende....

Protesta kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shitet qeveria, jo Shqipëria

Kryeministri Rama në SHBA: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama sulmon protestuesit: Shqipëria e shqiptarëve, slogan i neveritshëm dhe i turpshëm

Rama: Në Shqipëri do investohen miliarda jo vetëm me projektin e Kushner, por me projekte të mëdha

Rama nga SHBA: Ka forca që nuk kanë qejf të na shohin kështu

Pamje të rënda nga atentati në Sarandë! Artan Myrtaj vrapon për t’u shpëtuar plumbave...

"O Kriminel, o mafia"/ Shqiptarët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria ty të urren

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit...

Aktivisti Lika për Vlora Hysenin: Nuk duhej të futej në SPAK, duhet të jetë në burg

Aktivisti Arben Kola thirrje shqiptarëve në SHBA: Priteni Ramën me vezë para OKB-së...