Ministri Salla nga Devolli: Ndërhyrje konkrete për më shumë mbrojtje nga përmbytjet

27 Shtator 2026, 18:20Sociale TEMA
Ministri Salla nga Devolli: Ndërhyrje konkrete për më shumë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga puna që po vijon për pastrimin, zgjerimin dhe rehabilitimin e argjinaturës së lumit Devoll, me synim rritjen e mbrojtjes nga përmbytjet të tokave bujqësore dhe zonave përreth.

“Nga lumi Devoll, ku vijon puna për pastrimin, zgjerimin dhe rehabilitimin e 4.3 km argjinaturë, nga Pylli i Fazanëve deri në Orman, si dhe përforcimin e brigjeve”, shkruan Ministri Salla.

Punimet vijojnë prej më shumë se një muaji në të dy krahët e argjinaturës, në një gjatësi prej 4.3 kilometrash, në segmentin nga Pylli i Fazanëve deri në fshatin Orman. Kjo pjesë e argjinaturës është dëmtuar përgjatë gjatësisë së saj nga përmbytjet e fundit të vitit.Në kuadër të ndërhyrjes është planifikuar largimi i 143 mijë m³ aluvioneve, ndërsa paralelisht po përfundon puna për mbrojtjen lumore me gabionë dhe gurë kave, në një gjatësi prej 370 metrash linearë, në të dy krahët e argjinaturës.

“Ndërhyrje konkrete për më shumë mbrojtje nga përmbytjet, siguri për tokat bujqësore dhe zonat përreth”, thekson Ministri Salla.

Lini një Përgjigje