Ka raste kur realiteti na surprizon në një mënyrë të tillë saqë pyesim veten nëse gjithçka që shohim, dëgjojmë ose lexojmë ndodh vërtet apo nëse është një pjesë imagjinare e një skenari filmi. Kjo është ajo që dikush mund ta pohojë lehtësisht kur lexon çfarë ‘ka ndodhur me mbesën e vogël që ka presidenti rus Vladimir Putin.
Sipas një investigimi nga gazetarë të pavarur rusë, bazuar në dosje të siguruara nga shërbimi rus i rojeve kufitare, mbesa e presidentit rus është Elsa Igorevna Tikhonova, 8 vjeç.
Ajo lindi në dhjetor 2017 dhe thuhet se është vajza e 40-vjeçares Katerina Tikhonova, më e vogla nga dy vajzat e njohura publikisht të Vladimir Putin dhe ish-bashkëshortes së tij Lyudmila Okretnaya.
Rastësia është se vajza e Putin është martuar me balerinin dhe regjisorin 56-vjeçar rus Igor Zelensky. Por mbesa e Vladimir Putin nuk mund të mbajë mbiemrin Zelensky!!!
Të dhënat tregojnë se fëmija po përdor mbiemrin e nënës së saj, Tikhonova dhe jo "Zelenskaya", forma femërore e mbiemrit të babait të saj. Investigimi i gazetarëve nuk sqaron arsyen pse mbiemri "Zelensky" u zhduk nga emri i plotë i vajzës.
Vajza e Carit rus, e diplomuar në matematikë dhe fizikë dhe ish-balerinë Katerina Tikhonova, lindi si Katerina Putin, por ka përdorur një mbiemër tjetër për vite me radhë. Vetë Vladimir Putin nuk e ka konfirmuar kurrë publikisht se Tikhonova është vajza e tij, megjithëse mediat kryesore ndërkombëtare dhe sanksionet e vendosura nga SHBA-të dhe qeveritë e tjera perëndimore e kanë referuar atë si një anëtare të familjes së tij.
Sipas informacioneve të publikuara nga autoritetet shtetërore ruse, udhëtimi i parë i Elsës jashtë Rusisë u zhvillua më 11 nëntor 2019, pak para se të mbushte 2 vjeç.
Vajza e vogël thuhet se udhëtoi me dy prindërit e saj në një avion privat të operuar nga kompania gjermane “Air Hamburg”, e cila tani është në pronësi të linjës ajrore globale të manjatit Thomas Flor, VistaJet. Familja (nuk dihet nëse Tikhonova dhe Zelensky ishin të martuar apo të fejuar) qëndroi për saktësisht dy muaj në Mynih, ku Igor Zelensky punonte në atë kohë (dhe që nga viti 2016) si drejtor artistik i Baletit Shtetëror të Bavarisë. ©LAPSI.al