Vigenin akuzon Mickoskin për bllokimin e ndryshimeve kushtetuese dhe mosrespektimin e marrëveshjes së vitit 2022

Eurodeputeti bullgar Kristian Vigenin ka sulmuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke e fajësuar për pengimin e ndryshimeve kushtetuese dhe vonesat në rrugën e vendit drejt integrimit evropian.

Të lidhura

None found

Sipas Vigeninit, refuzimi për të zbatuar ndryshimet që parashikojnë përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë përbën “tradhtinë më të madhe” që Mickoski po i bën vendit.

Eurodeputeti rikujtoi se marrëveshja e arritur me BE-në në vitin 2022 e përcakton miratimin e këtyre ndryshimeve si një kusht për avancimin në fazën pasuese të negociatave.

Gjatë deklaratës së tij, Vigenin përmendi edhe çështjen e Iva Mihajlovës, të cilën e përshkroi si problem me karakter humanitar. Ai pretendoi se mungesa e një zgjidhjeje nga autoritetet maqedonase po i thellon tensionet ndërmjet Shkupit dhe Sofjes.

Vigenin theksoi se marrëdhëniet dhe besimi mes dy vendeve mund të forcohen vetëm nëpërmjet përmbushjes së detyrimeve të dakordësuara, e jo përmes shkëmbimit të akuzave.


Shtuar më 27.09.2026 18:32

Quantcast
sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almapusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom