Foto ilustruese
Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të diel në Cërrik ku një i ri ka humbur jetën. Burime për mediat konfirmojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.3 të Cërrikut ku një 21-vjeçar teksa ishte duke udhëtuar me motomjetin e tij është përplasur me një shtyllë.
Si pasojë, i riu i identifikuar me ininciale si O.M, nuk ka mundur t’i mbijetonte plagëve dhe fatkeqësisht ka humbur jetën.
Ndërkohë, në motomjet së bashku me 21-vjeçarin ndodhej dhe një 17-vjeçar i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Sondazh
Poll
