E diel, 27 Shtator 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Mancini shkurton grupin, heq 10 futbollistë të Kombëtares italiane nga lista

Roberto Mancini ka vendosur të ndajë grupin e Kombëtares italiane për ndeshjen e radhës në Nations League ndaj Turqisë. Dhjetë lojtarë nuk do të udhëtojnë drejt Bursës me pjesën tjetër të skuadrës, por do të qëndrojnë në Itali për të vijuar përgatitjet në Coverciano.

Vendimi i trajnerit italian lidhet me kalendarin e ngjeshur të axurrëve, të cilët pas transfertës në Turqi do të kenë përballë Francën në Paris më 2 tetor dhe më pas sërish Turqinë, këtë herë në Bolonjë, më 5 tetor. Sipas FIGC, qëllimi është shmangia e një udhëtimi të lodhshëm dhe menaxhimi sa më i mirë i energjive të grupit.

Në Coverciano do të qëndrojnë Nicolo Barella, Honest Ahanor, Diego Coppola, Samuele Inacio, Eddy Kouadio, Daniel Maldini, Gianluca Mancini, Massimo Pessina, Samuele Ricci dhe Mohamed Alì Zoma.

Për këta futbollistë është organizuar një program i veçantë stërvitor, me një pjesë të stafit teknik, të performancës dhe të ekipit mjekësor-fizioterapeutik në dispozicion të tyre.

Ndërkohë, pjesa tjetër e skuadrës do të udhëtojë drejt Bursës për sfidën ndaj Turqisë së Vincenzo Montellës, e programuar për 28 shtator në orën 20:45.

Mancini synon kështu të menaxhojë minutat dhe ngarkesën fizike të lojtarëve në një periudhë me katër ndeshje të rëndësishme brenda pak ditësh.

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.