E diel, 27 Shtator 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

Fitorja 2-0 e Shqipërisë ndaj Bjellorusisë solli emocione të shumta për tifozët kuqezi, por për deputeten e Partisë Demokratike, Elda Hoti, mbrëmja kishte një domethënie të veçantë. Djali i saj, Davisi, pati mundësinë të zbriste në fushën e stadiumit si shoqërues i lojtarëve të Kombëtares, krah portierit Etrit Berisha.

Për vogëlushin, i cili e ka futbollin pasion, ky ishte një moment i veçantë dhe i paharrueshëm. Pamjet e tij në fushë u publikuan nga e ëma në rrjetet sociale, teksa Davisi shfaqet i emocionuar pranë lojtarëve të Kombëtares.

VIDEO

Por pas gëzimit të fëmijës fshihej edhe një dhimbje e madhe për familjen. Elda Hoti humbi disa muaj më parë bashkëshortin e saj, Ladi Ndoja, i cili u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare. Përmes postimit, deputetja ka shprehur mallin për bashkëshortin, duke e lidhur këtë moment të veçantë të djalit të tyre me kujtimin e tij.

“Ëndrrën që e nisëm bashkë, babi, unë do ta vazhdoj! Këtë kujtim të bukur do të doja ta ndaja me ty, babi, dhe jo ta dedikoja ty”, shkruan Hoti në postimin e saj, duke shoqëruar fjalët me videon e Davisit në fushë.

Një mbrëmje që nisi me emocionin e një fëmije për të qenë pranë idhujve të tij të futbollit, u kthye për familjen në një kujtim të dhimbshëm, por të çmuar, që lidhet me babain e tij. Fitorja e Shqipërisë ndaj Bjellorusisë e bëri edhe më të veçantë këtë moment.

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.