Adrenalinë, sport dhe festë në “Tiranathlone” te Liqeni i Farkës

Liqeni i Farkës 9.6 km nga qendra e Tiranës u kthye këtë të diel në një arenë sportive, ku u zhvillua “Tiranathlon”, gara ndërkombëtare që bashkoi çiklizmin, vrapimin dhe notin.

Aktiviteti mblodhi sportdashës dhe pjesëmarrës të moshave të ndryshme, të cilët u përballën me disiplinat e triatlonit në një nga hapësirat natyrore të Tiranës.

Në këtë edicion u regjistruan 140 sportistë, ndërsa në garë morën pjesë aktivisht 116 pjesëmarrës, duke shënuar pjesëmarrjen më të lartë në gjashtë edicionet e aktivitetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gara nisi në orët e mëngjesit dhe vijoi përgjatë itinerarit të përcaktuar pranë Liqenit të Farkës, duke krijuar një atmosferë të veçantë sportive dhe duke nxitur aktivitetin fizik dhe një mënyrë jetese më aktive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për mbarëvajtjen e “Tiranathlon”, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, zbatoi një plan të posaçëm masash për menaxhimin e qarkullimit në zonën e aktivitetit.

Për shkak të garës, nga ora 08:00 deri në 13:00 u kufizua dhe u devijua përkohësisht qarkullimi në disa segmente rrugore, kryesisht në aksin nga Farka dhe zona e TEG-ut në drejtim të Shkozës.

“ Tiranathlon” edicioni i gjashtë synon të promovojë sportin, aktivitetin fizik dhe përdorimin e hapësirave publike për aktivitete sportive, duke e kthyer Liqenin e Farkës në një pikë të rëndësishme për organizimin e eventeve sportive në kryeqytet.

Në garë morën pjesë sportistë vendas dhe të huaj, me pjesëmarrës nga disa shtete Italinë, Bullgarinë, Greqinë, Kosovën dhe vende të tjera.

Në edicionin e këtij viti u zhvilluan dy distanca: Sprint: 750 m not, 20 km çiklizëm dhe 5 km vrap. Olympic: 1.5 km not, 40 km çiklizëm dhe 10 km vrap. Gjithashtu pati edhe gara relay (stafetë).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?