Kosova pëson humbje në ndeshjet e dytë të këtij edicioni të Nations League, përballë Austrisë në transfertë. Pjesa e parë ishte e një niveli të dobët të dardanëve, sidomos në fazën mbrojtëse. Edhe pjesa e dytë nisi keq, me golin e tretë të vendasve, ndërsa goli i vonë i shënuar nga Zhegrova me 11-metërsh vetëm sa e zbuti disfatën e thellë.
Austria ka kaluar herët në avantazh 1-0 ndaj Kosovës. Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 23-të. Romano Schmid ekzekutoi një goditje dënimi dhe dërgoi topin në zonë, ku David Affengruber u shkëput nga mbulimi dhe goditi saktë me kokë nga pranë zonës së vogël, duke e dërguar topin në rrjetë.
Fillimisht pati dyshime për një pozicion jashtë loje në aksionin e golit dhe arbitri Nick Walsh u sinjalizua nga VAR-i për ta rishikuar episodin. Pas kontrollit, në minutën e 26-të, goli u konfirmua dhe Austria ruajti avantazhin 1-0.
Kosova kishte mundësinë më të mirë përpara golit austriak. Në minutën e 6-të, Vedat Muriqi mori një pasim të bukur brenda zonës dhe provoi me gjuajtje, por topi kaloi pak mbi traversë.
Në minutën e 27-të, Ermal Krasniqi u rrëzua brenda zonës pas një dueli me një lojtar austriak. Futbollistët e Kosovës kërkuan penallti, por arbitri Walsh vendosi të mos e ndëshkojë ndërhyrjen dhe loja vijoi.
Austria ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Kosovës, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazhin 2-0.
Austria [2]-0 Kosovo - Junior Adamu 45+2'
by
u/xggq in
soccer
Në minutën e 45+3’, Junior Adamu realizoi një gol të bukur pas një aksioni të rrjedhshëm të skuadrës austriake. Sulmuesi mori një pasim perfekt në zonë dhe goditi saktë e ulët në qendër të portës, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit të Kosovës për të reaguar.
Austria shkon kështu në dhomat e zhveshjes me një epërsi të dyfishtë, ndërsa Kosova do të ketë një mision të vështirë në pjesën e dytë.
Austria ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Kosovës, duke e çuar rezultatin në 3-0 në minutën e 61-të.
Carney Chukwuemeka përfitoi nga një top i kthyer në zonën e rreptësisë dhe reagoi shpejt, duke e dërguar topin me goditje të ulët në këndin e poshtëm të djathtë të portës.
Austria thellon kështu avantazhin dhe e vendos Kosovën përballë një detyre shumë të vështirë në minutat e mbetura të takimit.
Kosova ka gjetur golin e parë ndaj Austrisë, duke ngushtuar diferencën në 3-1 në minutën e 83-të. Edon Zhegrova mori përgjegjësinë dhe realizoi me qetësi nga pika e bardhë e penalltisë, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë të portës, jashtë mundësive të portierit Christian Zawieschitzky.
Austri - Kosovë 3-1
🚨🇽🇰 Zhegrova goal for Kosovo. https://t.co/e9EYOvD6v0
— Juventus Xtra (@juven_xtra) September 27, 2026
© SYRI.net
Danimarka mposht Uellsin dhe thellon krizën e ‘Dragonjve’ në Nations League
Gjermani-Greqi, formacionet zyrtare: Bisseck titullar, dy ‘italianë’ në stol
Ancelotti ‘kopjon’ Flick-un, Raphinha pritet të luajë si ‘9’ te BraziliBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: