Kryeministri anuloi konferencën me gazetarët, Berisha: Kapitullim pa kushte i Ramës. Bardhi: Përgjegjësia nuk shmanget
Rama shmangu gazetarët në Rinas, Bardhi: Llogaridhënia nuk negociohet dhe përgjegjësia nuk shmanget 27 Shtator, 15:05 ...
Rama shmangu gazetarët në Rinas, Bardhi: Llogaridhënia nuk negociohet dhe përgjegjësia nuk shmanget 27 Shtator, 15:05 ...
Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit 27 Shtator, 14:55 ...
"Po studiojmë risqet që mund të sjellë në mjedis"/ Rama nga SHBA: Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit, të jasht&...
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 119-të: Besimi fitohet, nuk propagandohet 26 Shtator, 19:24 Protesta kundë...
Inceneratorët, sterilizimi, dosja 339, dosja 184, rasti Cyrbja, deputetët dhe kryetarët e bashkive të larguar nga ligji i dekriminalizimit, që pastaj u shpallën në kërkim apo u arrestuan si kriminelë ordinerë, skandali i 5 drejtorëve të Bashkisë, arrestimi i Erjon Veliajt, për korrupsion dhe pastrim parash, tuneli i Llogarasë, skandalet e AKSHI-t, Durana, audiopërgjimi i Ron Yeffet, deri tek arrestimi i Vlora Hysenit, janë aq shumë sa vështirë se mbahen mend të gjitha.
Që nga kanabizimi i organizuar prej qeverisë në vitin 2016, dhjetra skandale të mëdha kanë ndodhur, qindra njerëz janë arrestuar dhe mijëra fakte kanë sugjeruar se korrupsioni dhe krimi kanë status politik. Inceneratorët, sterilizimi, dosja 339, dosja 184, rasti Cyrbja, deputetët dhe kryetarët e bashkive të larguar nga ligji i dekriminalizimit, që pastaj u shpallën në kërkim apo u arrestuan si kriminelë ordinerë, skandali i 5 drejtorëve të Bashkisë, arrestimi i Erjon Veliajt, për korrupsion dhe pastrim parash, tuneli i Llogarasë, skandalet e AKSHI-t, Durana, audiopërgjimi i Ron Yeffet, deri tek arrestimi i Vlora Hysenit, janë aq shumë sa vështirë se mbahen mend të gjitha. Ministra, deputetë, kryetarë bashkie, drejtorë të të gjitha niveleve, policë, të gjithë të përfshirë në vepra aq të rënda penale, sa nuk duket më sikur bëhet fjalë për qeveri, por për një organizatë krimininale, në krye të së cilës është Edi Rama.
Sot, në ditën e tij të parë në Shqipëri pas arrerstimit të Vlora Hysenit, ai vetë njoftoi një konferencë shtypi që më pas e bëri monolog, për të regjistruar një fjalim të përgatitur në ajër, duke u kthyer duarbosh nga SHBA. Ndërsa Kryeministri fluturonte, me premtimin për të dalë përpara shqiptarëve që në Rinas, hamëndjet ishin të mëdha. Megjithëse dihet që Edi Rama nuk ka ndjekur ndonjëherë ndonjë praktikë demokratike, disa mendonin se do të japë dorëheqjen, sepse skandalet kanë arritur kulmin dhe i fundit ishte më i papranueshmi. Disa mendonin se të paktën do kërkonte ndjesë që sigurinë kombëtare ua kishte lënë në dorë bandave më të fuqishme kriminale në vend, jo në kuptim figurativ. Të tjerë mendonin se do ndryshonte të paktën qeverinë, por asgjë nga këto nuk ndodhi, sepse asnjë nga këto nuk ka lidhje me Ramën.
Ai që e filloi mandatin me shprehjen "fajin e ka sistemi", për korrupsionin, sot, kur dhjetra përfaqësues politikë e qindra vartës së tyre janë në burg ose në hetim, deklarohet për përgjegjësinë individuale. Në fjalimin e rikthimit, papërgjegjshmëria u bë flagrante, kur deklaroi se pyetja që duhet të bëhet nuk është "si nuk e di Kryeministri, por si mund ta di Kryeministri".
Flagrante sepse të gjithë e dinë që Kryeministri ka në selinë e tij të punës, një drejtori të posaçme, që quhet "Drejtoria e Përgjithshme e Antikorrupsionit" dhe që ka për objekt pikërisht luftën për parandalimin dhe konstatimin e korrupsionit, përpara se shkeljet të shkojnë përpara Drejtësisë. Madje ligji e kërkon që të jenë pikërisht organet ekzekutive ato që e formulojnë kërkesën për hetim të çështjeve të caktuara. Në qeverisjen e Edi Ramës, ndodh e kundërta, është opozita ose media që denoncon, mediat e Ramës dhe zyrat e kryeministrisë që i mbrojnë dhe, nëse nuk mjafton, del vetë Kryeministri me zë dhe figurë. Pastaj, kur çështjen e merr Drejtësia, është Kryeministri i pari që harron Kryeministrin mohues dhe distancohet nga të hetuarit.
Në asnjë nga këto raste, Edi Rama nuk është dukur i zhgënyer, aq më pak i revoltuar. Në asnjë rast nga këto nuk ka shkarkuar asnjë punonjës të drejtorisë Antikorrupsion, që duhet ta kishte bërë detyrën përpara Drejtësisë, i vetmi institucion që është sulmuar ka qenë Kontrolli i Lartë i Shtetit, jo se ka dështuar në konstatimin e korrupsionit, por se ka çuar dosje në SPAK.
Sado të betohet për burrin e nënës apo birin e kurvës, Edi Rama nuk mund të mohojë, që të paktën sistemi i tij është fajtor për korrupsionin galopant, të panjohur kurrë më parë, as në thashethemet më gjuhëlëshuara të bulevardit. Përtej kësaj ka disa fakte që sugjerojnë se Betimi i tij për virgjëri korruptive, është po aq i pavërtetë sa konstatimi se nuk është shtuar korrupsioni por është pavarësuar Drejtësia.
E para, në cdo dosje që ka rrjedhur, del emri dhe urdhërat e Kryeministrit, të cilat, kur janë ballafaquar me faktet kanë dalë të vërteta. Kështu ka ndodhur me tenderin 15 milionë euro të një loti unaze, kështu ka ndodhur me pretendimet e Ron Yeffet, kështu ka ndodhur me shkresën e ministres për kompaninë e Mirel Mërtirit që mori bonus ndërkohë që nuk ekzistonte.
E dyta, nuk është e vërtetë që Drejtësia e re po heton vetëm maxhorancën. Sali Berisha, Ilir Meta dhe Fatmir Mediu janë duke u hetuar për akte zyrtare që kanë bërë përpara vitit 2013. Ata akuzohen për korrupsion apo shpërdorim detyre, por dosja dhe akuzat duken qesharake përballë bëmave të Rilindjes. Nuk ka dalë deri tani ndonjë lidhje e policisë dhe aq më pak e SHISH me krimin, jo më pastaj kapje totale nga përfaqësuesit e krimit, që edhe i emërojnë sot. E vërteta është që Shteti sot është më i poshtëruar se kurrë që nga themelimi i tij. Që kjo është vepër e Edi Ramës, nuk është as akuzë, as konstatim, është thjesht pohimi që ai vetë bëri sot në Rinas, duke justifikuar veten për emërimin e Vlora Hysenit. Është thjesht kronikë e takimit të tij me Ilir Prodën kur e emëroi në krye të policisë, pas një konkursi fiktiv, megjithëse kandidati i sugjeruar nga grupet kriminale e kishte telefonin në SPAK.
Dhe bëma e fundit e Kryeministri që mendon njësoj si fajtorët tashmë të arrestuar, ishte kur deklaroi keqardhjen për publikimin e bisedave, ndërkohë që për përmbajtjen e tyre dhe për faktin që SHISH drejtohej nga Ergys Agasi, nuk ndiente asnjë keqardhje.
Auron Janku Çfarë ndodh me një vend kur ata që fituan luftën nuk dinë të largohen nga pushteti?Lufta ka një fund....
Edi Rama Ekziston një paradoks politik që Europa vazhdon ta vëzhgojë me njëfarë tolerance. Shqipëria është qev...
Irena Beqiraj Kostot e jetesës edhe lajmi se ekonomia po ecën mirë. Qeveria vazhdon të na sigurojnë se ekonomia po ecën mjaf...
Zgjedhjet parlamentare të Rusisë ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për një raund të ri në luftën e ...
Deputeti Braçe e ka cilësuar situatën ditën e fillimit të punimeve të Kuvendit si një shfaqje të “fashizmit&rd...
Meri Lika Ka një moment në jetën e çdo vendi kur ajo që dyshohet dhe flitet ndër popull, kthehet papritur në dokument....
Në shumë pjesë të Evropës Jugore, turizmi cilësohet si një “industri e rëndë” moderne, një motor...
Enver Robelli Të “rebeluarit” e LDK-së vetëm duhet t’u tregojnë qytetarëve se për çka po “rebe...
Andi Bejtja Nuk ka nevoje te shikosh te dhenat e Eurostat ku nenvizohet se cmimet e ushqimeve ne Shqiperi jane rritur 5 here me shume se mesatarja europian...
Pyesni një shqiptar për qeverisjen Parlamentit a ndonjë ngjarje politike, edhe padyshim do ta merrni një përgjigje. Por kur e pyet &c...