Erion Braçe: Industria jonë ushqimore thuajse inekzistente!

Deputeti karizmatik Erion Braçe, si përherë ngre probleme jetike për popullsinë. Ai edhe këtë të dielë ka postuar një status thumbues, ku shkruan:  E DIEL. UNË DAL VETË TË BLEJ NË TREG E DYQANE!
Natyrisht, PËR ÇMIMET FJALËT KANË MBARUAR;
Për perime e fruta të freskëta — vendi e importi, për produktet e fabrikuara, thuajse të gjitha të IMPORTUARA;
Siç u dëshmoj në video, është e kotë, janë shtrenjtë e vijojnë të jenë shtrenjtë; REFLEKTOJNË PRODHIMIN TONË ME KOSTO TË LARTA E TË PANDIHMUAR — BASHKËFINANCUAR, REFLEKTOJNË INDUSTRINË TONË USHQIMORE THUAJSE INEKZISTENTE;
Pooor;
REFLEKTOJNË EDHE ABUZIMIN QË TË HEQ MENDJEN, realisht e them.
Shiheni foton në video; është njoftimi se me sa lekë e këmben euron e dollarin një, dy, tre supermarkete:
90 LEKË – 1 EURO; 77 LEKË – 1 DOLLAR.

Tani, e para dhe e fundit, supermarketet, dyqanet, stacionet e karburanteve NUK JANË TË LEGJITIMUARA TË KËMBEJNË ATY MONEDHA TË HUAJA; kanë detyrimin të tregtojnë në LEKË!
Por ka edhe më;
Kursi i monedhës që afishojnë është SHUMË MË I ULËT SE KURSI ZYRTAR I BANKËS SË SHQIPËRISË dhe MË I ULËT SE TREGU I LIRË; 91,56 LEKË – 1 EURO, 80,22 LEKË – 1 DOLLAR.
Por ajo që të lë pa mend nuk është paligjshmëria dhe detyrimi i këtij kursi kur ti blen;
Ajo që të lë pa mend është fakti që, ndërkohë që LEKU FORCOHET, EURO E DOLLARI BIEN — NË KËTO DYQANE EDHE MË SHUMË SE TREGU, ÇMIMET E PRODUKTEVE TË IMPORTIT JO VETËM JANË TË LARTA, POR JANË TË QËNDRUESHME TË LARTA!
Pra, tregtarët po blejnë euro më të lirë, madje më lirë se BANKA E SHQIPËRISË dhe se TREGU, me këto euro blejnë produkte jashtë dhe vijnë këtu e na i shesin edhe më shtrenjtë; PA REFLEKTUAR AS RËNIEN E EUROS, DOLLARIT!
PYETJA QË KAM SOT ËSHTË:
A NUK DUHEN TAKSUAR MË SHUMË KËTO MBIFITIME?!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?