Austria mbyll pjesën e parë me avantazh 2-0 ndaj Kosovës

Kosova e përfundoi pjesën e parë në disavantazh të dyfishtë përballë Austrisë.

Të lidhura

None found

“Dardanët” u vunë nën presion nga kundërshtari gjatë këtyre 45 minutave, ndonëse patën një mundësi të artë për të shënuar. Vedat Muriqi, i gjendur pranë portës, goditi mbi traversë dhe nuk arriti ta kalonte Kosovën në epërsi.

Pas këtij rasti, Austria mori kontrollin e lojës dhe rriti posedimin, duke krijuar disa mundësi shënimi. Goli i parë erdhi pas një harkimi të Schmid, i cili gjeti David Affengruberin, ndërsa ky i fundit realizoi me kokë.

Austria mund të kishte shënuar sërish përmes Schmid, por Lumbardh Dellova ndërhyri në kohën e duhur dhe largoi topin.

Megjithatë, në fundin e pjesës së parë, kapiteni Schlager përshkoi i vetëm një pjesë të madhe të fushës dhe ia pasoi topin Wimmerit. Ky i fundit asistoi për Adamun, i cili shënoi në portën e boshatisur në minutën e 45+2’.

Kosova do të kërkojë të reagojë pas pushimit dhe të rikthehet në lojë gjatë pjesës së dytë.


Quantcast
sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almapusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom