Të afërmit e viktimave të shpërthimit tragjik në lagjen Plaka të Athinës kanë mbërritur në Greqi për të kryer procedurat e identifikimit të trupave.
Sipas mediave greke, mes gjashtë viktimave të shpërthimit janë edhe tre shqiptarë me shtetësi amerikane: Florin Hoxha, motra e tij Florida Hoxha dhe Eris Cani, bashkëshortja e Florinit.
Familjarët janë thirrur nga autoritetet mjeko-ligjore në Athinë për të dhënë material gjenetik, i cili do të krahasohet me mostrat e marra nga trupat, në kuadër të procesit të identifikimit.
Katër shqiptarët me origjinë shqiptare dhe shtetësi amerikane, përfshirë edhe bashkëshortin amerikan të Floridës, ndodheshin në një apartament me qira në ndërtesën që u shemb pas shpërthimit. Të gjashtë personat që ndodheshin nën rrënoja u nxorën të pajetë.
Hetimet vijojnë për përcaktimin e shkakut të shpërthimit, ndërsa dyshimet paraprake janë përqendruar te një rrjedhje e mundshme e gazit natyror.